LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Koresë së Jugut thotë se ka njohuri për vendndodhjen e Kim Jong-Un

Qeveria e Koresë së Jugut thotë se ka njohuri për vendndodhjen e Kim Jong-Un

Zyrtarë të lartë të Koresë së Jugut kanë thënë të martën se qeveria e tyre e di vendndodhjen e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, mungesa e të cilit nga pamja publike ka shkaktuar një valë spekulimesh në lidhje me shëndetin e tij.

“Qeveria është në dijeni për vendndodhjen e Kim Jong-Un”, tha Ministri i Unifikimit, Kim Yeon-chul gjatë një seance parlamentare.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se e ka pasqyrën e qartë të gjendjes shëndetësore të liderit të Koresë së Veriut, mirëpo u shpreh se aktualisht nuk mund të flasë për këtë.

“Po, e kam një pasqyrë të qartë, por nuk mund tani të flasë për këtë. I uroj shërim të shpejtë dhe gjitha të mirat”, ka deklaruar Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Kujtojmë që javën e kaluar CNN, pati raportuar se inteligjenca amerikane ka informacione se Jong-Un është në prag të vdekjes pas ndërhyrjes kirurgjikale që e pati, për shkak të problemeve me zemër dhe mbipeshën.

Prej asaj kohe kanë qarkulluar teori të ndryshme për liderion koreano-verior i cili ka nxitur edhe ma shumë dyshime pasi nuk është shfaqur në publik që nga 11 prilli. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Kalo në kategori