Gjendja e jashtëzakonshme me Covid 19 lë nën dry dhjetëra dyqane në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Disa nga pronarët e tyre që anketuam tashmë kishin llogaritur edhe humbjet që kanë pësuar. Ndërsa për punëtorët e angazhuar thanë se po përpiqen me çdo kusht ti mbajnë.
Humbjet janë 95 %, nuk ka njerëz, nuk punojmë. Sigurisht kishit edhe të punësuar këtu? Po. Sa persona? Katër. Edhe tashmë janë në shtëpi. Sigurisht, në shtëpi. A mund të thuhet së janë larguar nga puna? Nuk janë larguar, përpiqemi me çdo kusht ti mbajmë, shpresojmë për të mirë”.
Kemi katër punëtor, nuk po qepin çanta prej se ka fillu pandemia. Pauzë kanë derisa të çelet puna. Nëse çelen punët ndoshta prapë punojmë diçka”.
Thuajse pa punë kanë mbetur edhe dyqanet për fotografi dhe fotkopjuesit. Madje, të këto të fundit ka ndikuar mbyllja e shkollave dhe fakulteteve.
“Për shkak të shkollave dhe fakulteteve, fotokopjuesit krysisht prej në shtëpi punojnë. E hap dyqanin deri ka ora 2 ose 3, lëshojmë muzikë të argëtohemi”.
Pranvera dhe vera janë muajt më të rëndësishëm për punë për artarë dhe dyqanet e nusërisë. Shumë prej tyre, sot ishin hapur pas gjashtë javësh pushim të detyruar.
“Nuk domethënë se e kemi hapur e ka punë, nuk ka po vetëm psiqikisht mu qetësu, jemi mësu me dal me punu edhe nuk rrihet mbyllur. Si biznes privat, gjashtë javë pa shitje është katastrofë, unë prej këtu ha e pi, i shkolloj fëmijët, jam me prind, me barna nëse nuk del prj këtu si ta paguaj rrymën më së pari ose ujin”.
Nga Esnafi i Çarshisë vlerësojnë se pas përfundimit të pandemisë do të ndryshojnë shumë gjëra në Çarshi. Kreu i saj, Bejtulla Morina tha se bizneset në çarshi tashmë do të duhet tu adaptohen kërkesave të konsumatorëve, posaçërisht turistëve.
“Ata turistë që vijnë në Çarshi nuk janë të interesuar për asnjë send tjetër përveç gjërave turistike që janë suvenire. Edhe duhet edhe ne ngadalë të adaptohemi me atë që kërkon konsumatori jo se çka duam ne të ofrojmë. Ajo që kërkohet atë duhet ta shesim ajo që kërkohet ne mund të rrimë me muaj e me dit aty por nuk kemi benefit. Nuk kemi kurrfarë të ardhura”, deklaroi Bejtulla Morina, kryetar i Esnafit të Çarshisë
Pronarët e disa prej dyqaneve gjendjen e jashtëzakonshme e kanë shfrytëzuar për të rinovuar objektet, për ti lyer e madje për të bërë pastrim gjeneral, posaçërisht të pajisjeve për përgatitje të ushqimeve në restorante. Sidoqoftë, punonjësit dhe tregtarët shpresojnë që pas festave të majit gjendja do të filloj të përmirësohet dhe më këtë të nis të gjallërohet Çarshia e Vjetër si një arterie shumë e rëndësishme për mbijetesën e mijëra familjeve./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze