LAJMI I FUNDIT:

​Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

​Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë është një fushatë ndërgjegjësimi me qëllim përqendrimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet, sëmundjet si dhe vdekjet në mbarë botën.

28 prilli është gjithashtu një ditë, në të cilën sindikatat në botë përkujtojnë dhe nderojnë kujtimin e viktimave të aksidenteve dhe sëmundjeve në punë.

Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në punë është një pjesë integrale e Strategjisë Globale mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e drejtuar nga ILO, e cila promovon krijimin e një sigurie globale parandaluese dhe të një kulture shëndetësore me përfshirjen e të gjithë akterëve.


Në këtë datë, në shumë vende të botës, autoritetet kombëtare, sindikatat, organizatat e sigurisë dhe të shëndetit në punë dhe punëdhënësit, organizojnë aktivitete të shumta, shkruan KP.

ILO ka vendosur 28 prillin si Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në punë për promovimin e parandalimit të aksidenteve dhe sëmundjeve të lidhura me vendin e punës

Çfarë është siguria dhe shëndeti në punë?

Siguria dhe shëndeti në punë janë masat parandaluese të marra që kane si synim përmirësimin e kushteve gjatë procesit të punës, ruajtjen e jetës, integritetin e shëndetit, mbrojtjen fizike dhe mendore të punëmarrësve që përfshihen në procesin e prodhimit.

Objektivat e shëndetit në punë synojnë:

Në promovimin dhe mirëmbajtjen në nivel të lartë të mirëqenies fizike, mendore dhe sociale të punonjësve në të gjithë profesionet.

Në parandalimin e sëmundjeve që vijnë si pasojë e kushteve të punës së punonjësve.

Në mbrojt jen e punëtorëve nga rreziqet që rrjedhin nga faktorë të dëmshëm për shëndetin në lidhje me punën.

Në dhënien e një pune të përshtatshme për çdo punëmarrës, që i përshtatet aftësive të tij fiziologjike dhe psikologjike “Përshtatje e vendit të punës me punëmarrësin dhe punëdhënësin me vendin e tij të punës”

Përse janë të rëndësishme siguria dhe shëndeti në punë?

Sipas statistikave çdo vit në Bashkimin Evropian, më shumë se 5500 njerëz humbin jetën e tyre si pasojë e aksidenteve në vendin e punës. Është shumë e vështirë që të përcaktosh ndikimin e sëmundjeve profesionale ndaj shëndetit dhe për këtë çështje nuk ka asnjë konsensus të të dhënave. Megjithatë, vlerësimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) sugjerojnë se 159.000 njerëz në BE çdo vit vdesin si rezultat i sëmundjeve profesionale.

Kompani të ndryshme në vende të BE-së, humbin rreth 143 milionë ditë pune çdo vit nga aksidentet në punë. Vlerësimet janë të ndryshme, por aksidente të tilla dhe shëndeti i keq i kushtojnë ekonomisë së BE-së të paktën 490 miliardë euro në vit. Parashikimi i rreziqeve, zbatimi i masave efekt ive të sigurisë dhe ndjekja në vazhdimësi me rigorozitet e tyre janë të rëndësishme për reduktimin e këtyre shifrave (EU-OSHA Vende Pune të shëndetshme 2012-13).

Çdo vit, më shumë se dy milion gra dhe burra vdesin si rezultat i aksidenteve dhe sëmundjeve të lidhura me vendin e punës. Punëtorët vuajnë afërsisht një humbje prej 270 milion euro çdo vit të lidhura më aksidentet dhe 160,000,000 të tjera të lidhura me incidentet dhe sëmundjet po në vendin e punës.

Substanca të rrezikshme vrasin 440.000 punëtorë në vit – asbesti merr 100.000 jetë në vit Një punëtor vdes çdo 15 sekonda në mbarë botën. 6.000 punëtorë vdesin çdo ditë. Më shumë njerëz vdesin në vendin e punës krahasuar me ata të vrarë në luftëra. “Është e pamundur që të arrihet siguri absolute në punë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të parandalohet”

“Parandalimi është më i mire se kurimi”

Parandalimi është themeli i qasjes evropiane ndaj problemeve të sigurisë dhe të shëndetit në punë. Në praktikë, kjo do të thotë që të analizohen proceset e punës për të identifikuar rreziqet afatgjata dhe afatshkurtra, dhe më pas të veprohet për ti shmangur ose për t’i zbutur ato sa më shumë të jetë e mundur. Parandalimi i dëmtimeve dhe sëmundjeve nga rreziqet e shëndetit në punë bazohet në dy koncepte bazë:

Mjedisi në punë dhe teknologjia prodhuesve duhet të projektohen në mënyrë që rreziqet për shëndetin të evidentohen ose minimizohen në minimum.

Punonjësit duhet të njohin rreziqet në vendin e punës, të trajtohen, edukohen, ndërgjegjësohen që të sillen në mënyrë të sigurt e të përdorin pajisjet mbrojtëse personale në punë. Përvoja e shumë vendeve të botës ka treguar se fokusimi në përmirësimin e mjedisit të punës dhe shmangia e rreziqeve në punë është më tepër se sa thjeshtë tu thuash punonjësve që të jenë të kujdesshëm.

Një mjedis pune i shëndetshëm dhe i sigurt mbron shëndetin dhe jetën tuaj!

(Informacione të marra nga Instituti i Shëndetit Publik)

Në trend

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Kalo në kategori