Të premten, këshilltari politik i Kurtit, Shkëlzen Gashi ishte mysafir në një televizion ku ndër të tjera përmendi edhe viktimat civile jo shqiptare dhe të drejtën e tyre për drejtësi, si dhe përgjegjësinë individuale që duhet të mbajnë ata ish-pjesëtarë të UÇK-së, të cilët kanë kryer krime gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Pas emisionit Gashi u targetua publikisht me kritika të ashpra për qëndrimet e tij nga individë por edhe përfaqësues të organizatave dhe shoqatave të ndryshme si dhe nga përfaqësues të partive politike.
Ndaj kësaj ka reaguar Fondi për të Drejten Humanitare në Kosovë.
Përmes një komunikate, thonë se “duke e promovuar kulturën e mos-ndëshkueshmërisë si shoqëri, ne pamundësojmë procesin e drejtësisë tranzicionale në Kosovë dhe mohojmë të drejtën e viktimave dhe familjareve tyre për drejtësi”.
“Prandaj, edhe një herë ju kujtojmë se sundimi i ligjit dhe drejtësia për të gjitha viktimat civile në Kosovë duhet të jetë dhe të mbetet prioritet i shoqërisë kosovare. Misioni i Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) është që t’i kontribuoj shoqërisë kosovare që të vendosë sundimin e ligjit, të ballafaqohet me të kaluarën dhe të rikthejë dinjitetin viktimave dhe familjareve të tyre, duke përkrahur kështu të gjitha gjykatat që procedojnë lëndë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, thuhet në komunikatë.
Në vitin 2015 FDHK ka përkrahur miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe aprovimin e ligjit që mundësonin formimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës. FDHK përherë bënë thirrje për drejtësi për të gjitha viktimat e krimeve të luftës dhe atyre të pasluftës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike dhe fetare të viktimave dhe kryerësve të krimeve dhe njëkohësisht shprehë shqetësimin mbi qëndrimet publike rreth mos-ndëshkueshmërisë dhe mohimit të viktimave jo shqiptare.
Të gjeturat e FDH dhe FDHK në projektin “Libër Kujtimi i Kosovës” tregojnë se nga 1 janari i vitit 1998 deri me 31 dhjetor 2000, në Kosovë kanë humbur jetën dhe/apo janë zhdukur 10093 civilë, nga ta 8645 shqiptarë, 1013 serbë, 262 RAE, 84 boshnjakë dhe 203 të përkatësive tjera etnike.
Ndërsa për këto 21 vite sisteme të ndryshme të drejtësisë, ndërkombëtare dhe vendore, kanë arrite të ofrojnë drejtësi për një numër jashtëzakonisht të vogël të viktimave, ku nga rreth 200 të akuzuar janë të dënuar vetëm 67 persona të të dyja palëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze