LAJMI I FUNDIT:

Burbuqe Hana caktohet ushtruese detyre e kryeshefit të Telekomit

Burbuqe Hana caktohet ushtruese detyre e kryeshefit të Telekomit

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, mori vendim që t’ia ndërpresë kontratën kryeshefit Ekzekutiv, Bedri Istrefit.

Menjëherë pas shkarkimit, Telegrafi mëson se është caktuar Burbuqe Hanën ushtruese detyre të kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit.

Po ashtu tashmë është caktuar edhe ushtruesi i detyrës së Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit, ndërsa është shpallur konkursi për rekrutim në këto pozita zyrtare.


Këto vendime, sipas tyre, erdhën pas diskutimit të rendit të ditës lidhur me shqyrtimin e pozitave të Zyrtarëve të Lartë të Telekomit të cilat kanë ndikim direkt në performancë dhe duke pasur parasysh gjendjen e rëndë financiare të kësaj ndërmarrjeje publike, me qëllim të ndaljes së përkeqësimit të gjendjes financiare dhe tejkalimit sa më të shpejtë të kësaj gjendjeje.

Pas shkarkimit, Bedri Istrefi thotë se do të ngrisë kallëzim penal ndaj ministres Hajdari për shkelje ligjore dhe dëmtim imazhi
Lexo po ashtu Pas shkarkimit, Bedri Istrefi thotë se do të ngrisë kallëzim penal ndaj ministres Hajdari për shkelje ligjore dhe dëmtim imazhi

Ndërkaq Bedri Istrefi thotë të mos jetë njoftuar zyrtarisht për këtë.

Ai thekson se do të ngrit kallëzim penal ndaj ministres Hajdari për shkelje ligjore dhe dëmtim imazhi./Telegrafi/