LAJMI I FUNDIT:

​Vazhdojnë projektet infrastrukturore në Skenderaj

​Vazhdojnë projektet infrastrukturore në Skenderaj

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se po vazhdojnë me realizimin e projekteve infrastrukturore.

Jashari ka bërë të ditur se sot janë inspektuar këto punime, transmeton Telegrafi.

“Edhe në këtë situatë emergjente në të cilën gjendemi, po vazhdojnë realizimet e projekteve infrastrukturore në Komunën e Skenderajt. Sot nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, së bashku me drejtoreshën e urbanizmit, Sanije Ahmeti, kanë vizituar Leqinën, për të inspektuar punimet në rregullimin e poligonit të shkollës “Faik Dragaj”. Inspektime të punimeve u bënë edhe tek rruga pranë lapidarit të dëshmorëve Kajtaz, Rexhë e Sokol Kajtazaj, në fshatin Terrnovë.  Ata po ashtu vizituan punimet në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në Klinë të Mesme”, ka shkruar ai në Facebook.


Jashari ka thënë se gjatë mandatit të tij janë asfaltuar dhjetëra rrugë në fshatra dhe në zonën urbane.

“Gjatë mandatit tonë qeverisës janë asfaltuar dhjetëra rrugë në fshatra dhe në zonën urbane të komunës sonë, për t’iu mundësuar kështu qytetarëve kushte më të mira infrastrukturore”. /Telegrafi/