Kompania “Petrol Company”, e cila njihet si lidere e shitjes së derivateve në Kosovë, vazhdon t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë duke u dhuruar pako ushqimore, materiale higjienike edhe shumë familjeve kosovare.
“Petrol Company” me pronar Shkelzen Jusaj, sot ju ka përgjigjur thirrjes nga Radio Televizioni “Iliria” që në fillim të muajit të bekuar të Ramazanit, që përmes Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti të ndihmohen 30 familje skamnore në Komunën e Vitisë.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Viti ka vendosur që këto pako t’i dhuroj sipas nevojave punonjësve shëndetësor, shërbimit të zjarrfikësve, njësia në Viti, si dhe 10 pako për Policinë e Kosovës.
“Falënderoj edhe donatorin Petrol Company për këtë ndihmë e cila ka një domethënie të veçantë pasi vjen edhe në ditën e parë të Ramazanit” ka thënë Vjollca Kadolli.
Ndërsa Basri Aliu, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë, Punës dhe Çështjeve Sociale ka falënderuar për donacionin dhe ka theksuar:
“Kjo ndihmë ka vlerë të madhe pasi vjen pikërisht në ditën e parë të muajit të solidaritetit”
Ndërkaq në stacionin e Policisë së Kosovës në Viti, pakot u dhuruan nga ana e Kryetarit të Këshillit te Bashkësisë Islame, Husamedin Hoxha dhe përfaqësuesit te Petrol Company, Fatjon Selmonmusaj.
Duke pranuar pakot, Burim Musliu zv/komandant ne Stacionin Policor në Viti, pasi ka falënderuar Petrol Company dhe Këshillin e Bashkësisë Islame, ka deklaruar se këto pako nga ana e Policisë do të shpërndahen në familje të identifikuara që kanë nevojë.
“Ne jemi duke u munduar që këto ditë të jashtezakonshme pandemie të kryejm detyrën tonë dhe kjo perkrahje nga ana juaj na bënë edhe më krenar dhe na jep më shumë vullnet në kryerjen e detyrave tona” ka deklaruar Musliu.
Dhjetë pako ushqimore u janë dorëzuar edhe Njêsisë së Zjarrëfiksëve në Viti.
“Këshilli i Bashkësisë Islame ne Viti, falënderon donatorin Petrol Company, e cila na dale në ndihmë në ditën e parë të Muajit të shenjtë të Ramazanit, ka thënë z.Hetem Jakupi shef i Njësisë së Zjarrëfiksëve në Viti.
Ndërkaq Fatjon Selmonmusaj menaxher në Petrol Company, ka thënë që “Ne si kompani sigurisht se nuk mund të mos u përgjigjemi me mundësitë tona shqetësimeve dhe kërkesave nga ana e qytetarëve dhe institucioneve siq kemi ne kêtë rast KBI –Viti për shpërndarjen e ndihmave, dhe pikerisht për këtë gjë ndihem krenar që jam pjesë e kësaj kompanie.
”Ne jemi duke ndihmuar, por edhe do të vazhdojmë të ndihmojmë në vazhdimësi familjet me nevojë, sidomos në këtë muaj të shenjët të Ramazanit dhe kohë pandemie”- ka thënë Selmonmusaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'