LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Thaçi është në terr shtetëror, 1 mijë testet nga Serbia nuk duhet të politizohen

Kurti: Thaçi është në terr shtetëror, 1 mijë testet nga Serbia nuk duhet të politizohen

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se Kosova ka një president i cili është figurë ceremoniale dhe në terr shtetëror.

“Kosova ka një president jashtë detyrës me këtë intencën për të formuar dhe drejtuar vullnet politik në Kosovë. Presidenti i republikës parlamentare demokratike, sikurse është shteti i pavarur i Kosovës, është një figurë ceremoniale në terr shtetëror i cili nuk është njëra nga shtyllat e pushtetit”, ka thënë Kurti, transmeton Telegrafi.

Kurti ka shtuar se është e qartë se presidenti nuk është i kënaqur me kompetencat që ka.


“Ato janë të tilla sipas kushtetues dhe këtë është dashur ta mendojë atëherë kur është interesuar që të bëhet president”, ka thënë Kurti.

Kryeministri në detyrë shtoi se po punojnë me gjithë kapacitetin në luftimin e përhapjes së coronavirusit.

Duke folur për marrjen e 1 mijë testeve nga Serbia, Kurti tha se me këtë gjë Serbia nuk ka rregulluar imazh.

“1 mijë testet nuk duhet të politizohen, Serbia nuk ka rregulluar imazh me këtë, nëse ka rregulluar imazh e ka bërë me ato marrëveshjet në të cilët përfaqësuesit e Kosovës nënshkruheshin. Ne e kemi dëshmuar që nuk bëjmë dallime te qytetarët, as sipas moshës, partisë, komunës, fesë, etnisë…”, ka thënë Kurti para medieve, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se në rast se Qeveria e Kosovës do të refuzonte marrjen e këtyre testeve do të akuzohej për sjellje irracionale dhe politizim.

“Nuk kemi nevojë tu ndihmojmë atyre që i dhanë 1 mijë teste për qëllime politike. Kjo ka mundur të jetë fare lehtë një lloj kurthe, ku një grup i serbëve nga ndonjë komunë të nxitur nga ndonjë strukturë të ankohej se nuk po mund të testohej, e pastaj ministri në detyrë Vitia do të shfaqej para jush përditë duke testuar ndonjë qytetarë”, u shpreh Kurti.

Kurti tha se duan raporte të mira fqinjësore e bashkëpunim rajonal në luftimin e coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Specialja i referohet

Specialja i referohet "Kosovo i Metohija", avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia

Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

U raportua se deputetja e re e PDK-së do të kalojë në LVV, flet Kosovare Murseli

U raportua se deputetja e re e PDK-së do të kalojë në LVV, flet Kosovare Murseli

Mustafa: LDK zgjedh opozitën para LVV-së, në Qeveri hymë vetëm nëse e udhëheqim atë

Mustafa: LDK zgjedh opozitën para LVV-së, në Qeveri hymë vetëm nëse e udhëheqim atë

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

Kalo në kategori