Kur e kuptuan se vendi i tyre po mbyll kufijtë dhe po izolohet nga COVID-19, blenë biletat njëdrejtimëshe – çifti britanik po shijojnë karantinimin në Bali
Një familje katër anëtarëshe nga Britania e Madhe janë izoluar në një shtëpizë idilike të punuar nga druri i bambusë në Bali, pasi u larguan nga Britania në momentin që dëgjuan për krizën e coronavirusit.
Corinne Pruden, 39-vjeçe dhe bashkëshorti i saj Dave, 49, kishin blerë biletat njëdrejtimëshe, duke marrë me vete binjakët në ditën e 16 marsit – tetë ditë para se Britania e Madhe të futej në karantinë, transmeton Telegrafi.
Dyshja jetojnë prej pesë viteve në Budapest të Hungarisë, ku kanë një kafiteri. Por, një ditë vendosën t’ia vënë drynin apartamentit që t’i kalojnë afro 6 muaj nëpër Amerikën e Jugut, para se virusi të godiste botën.
Para se të niseshin ata kishin shkuar në Britani që të përshënden me familjarët kur befasisht SHBA-të ndaluan të gjithë fluturimet nga jashtë, që do të thotë se planet e tyre për udhëtim u prishën.
Duke folur për Sky News, Dave tha se kishin planifikuar të fillojnë “aventurën”, por kur e kuptuan se nuk do të munden të shkojnë vendin e tyre të preferuar, ndërruan destinacion në momentet e fundit dhe u nisën me aeroplan për në Denpasar të Balit.
“Fluturimet jonë u anuluar, kafiteria jonë Goat Herder u mbyll dhe duke parë se ballafaqoheshim me izolim, thamë me vete se duhet të bëjmë diçka. Kështu rezervuam biletat në ditën kur u anulua udhëtimi ynë për në Amerikën e Jugut dhe u nisëm për në Bali”, shtoi Dave.
Ndërkaq partnerja e tij Corinne pranoi se qëndrimi në Britani ka qenë për ata i papërshtatshëm, në veçanti nëse do të qëndronin me prindërit në kohën e pandemisë, kurse marrja me qira e ndonjë apartamenti në Evropë u kushtonte shtrenjtë – kështu vendosën të shkojnë në Indonezi.
“Bali ishte opsioni ynë edhe pse brengoseshim shumë për shëndetin tonë, por ishte një mundësi e mirë për ne, të qëndrojmë diku që nuk do të na kushtonte shtrenjtë – të rrethuar nga natyra dhe djemtë tonë, të izoluar nga familjarët duke u siguruar të qëndrojmë sa më larg të tjerëve me shpresën se do t’i mbijetojmë kësaj pandemie”, shtoi ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“E rrëmbeu” vetura autonome, në vend se ta dërgojë në aeroport – burrit nga Phoenix i dhuroi dhjetëra xhiro nëpër parking
Baba Vanga dhe Nostradamus të dy bënë të njëjtin parashikim të frikshëm për vitin 2025
Video e çuditshme nga rrugët e Zagrebit po përhapet në internet
Apartamenti në Skoci që po lëshohet me qira për 1000 euro bëhet viral – shkak një detaj në tualet
I etur për t’u dukur bukur, gazetarit amerikan i shihet kapësja e rrobave në xhaketë derisa po raportonte për zjarrin në Kaliforni
Fshati italian që ia ndalon banorëve të sëmuren
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025