Na duket ne apo të gjithëve u kanë ardhur të dashurit/të fejuarit/burrat në majë të hundës?
Shpresojmë të jetë thjesht një shaka për Instagram, por nëse jo, nëse vërtet ju kanë ardhur në majë të hundës, ja çfarë duhet të bëni.
1. Jepini hapësirë njëri-tjetrit
Kaloni kohë në dhoma të ndryshme, mos bëni gjithçka bashkë, dilni vetëm për të bërë pazaret, merrni një sy gjumë.
Kështu i jepni mundësi njëri-tjetrit ta marrë malli për ju dhe shmangni diskutimet e panevojshme që lindin kur shpenzon 24 orë me dikë.
2. Komunikoni haptazi
Keni gjithë kohën që ju duhet për të zhvilluar komunikimin që do e çojë lidhjen tuaj në nivelin tjetër. Uluni dhe flisni për ndjenjat tuaja, për ndjenjat e palës tjetër dhe dëgjoni me sinqeritet.
Jeni në ankth, ndajeni me partnerin. Keni nevojë të shfryheni, ndajeni me partnerin. Tregohuni të hapur për gjithçka.
3. Bëni më shumë seks
E para, nuk keni punë nëpër duar dhe e dyta, s’jeni të lodhur. Pse jo atëherë?
Seksi gjallëron jetën e mërzitshme të karantinës dhe ju afron më shumë me njëri-tjetrin. Eksperimentoni, argëtohuni, qejfi dhe shëndeti mbi të gjitha.
4. Gjeni diçka për të qeshur
Një pandemi botërore nuk është për të qeshur. Por memet dhe videot në TikTok janë.
Pakësoni tensionin dhe ankthin dhe përqëndrohuni te gjërat e bukura ose në këtë rast, qesharake.
5. Reflektoni para se të reagoni
Kur ke ngecur me dike në një apartament, gjasat janë që herët a vonë do ju acarojë dhe mënyra si merr frymë.
Duke pasur këtë në mendje, merrni një sekondë para se të bërtistini për gjëra të parëndësishme si për shembull gotat në lavaman apo krevati i parregulluar. Me qetësi dhe dashuri rregullohen të gjitha, edhe krevati.
6. Jini mirënjohës
Çfarë? Jeni mbyllur në shtëpi me njeriun që doni dhe s’po duroni dot më? U lodhët duke bërë seks? Duke kaluar kohë me dashurinë e jetës suaj? Sa gjynah.
Jini mirënjohës që jeni në këtë pozitë dhe jo në spital apo të pastrehë e të papunë. Do jeni më të lumtur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën
Llojet e luleve që mbushin shtëpinë me oksigjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje