ASH: Masat e qeverisë duhet të nxisin mbajtjen e punëtorëve në punë
Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate e ka kritikuar qeverinë në lidhje me masat ekonomike, për përballje me coronavirusin.
Nga kjo parti thonë se Qeveria në vend që të motivojë punëdhënësit të mbajnë punëtorët në punë, ka nxitur të kundërtën.
“Kushtet, që punëdhënësit duhet t’i plotësojnë për shfrytëzim të ndihmës shtetërore, të paraparë në masën 1, të paketës së dytë të Qeverisë, për mbështetje të sektorit privat, në vend që të motivonin punëdhënësit të mbajnë punëtorët në punë, ka nxitur të kundërtën. Çregjistrimi i punëtorëve nga puna i detyroi ata të shfrytëzojnë masën 4 të masave të të njëjtës paketë, e cila është vetëm një përshtatje me nenin 68 të Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, që edhe ashtu ju mundëson punëtorëve kompensim në para prej 50% të pagës mesatare të punëtorit bazuar në 24 muajt e fundit të punës së tij, varësisht nga përvoja e punës që ka”.
“Detyrimi i punëtorëve të shfrytëzojnë masën 4 në kushte krize dëmton punëtorët sepse ndërprerja e marrëdhënies së punës ju ndërpret edhe përvojën e punës duke i detyruar të përdorin një të drejtë, të cilën nuk do të mund ta shfrytëzojnë në kushte normale, që ua mundëson ligji në fjalë si rezultat i përvojës së punës që ata kanë. Nga ana tjetër shteti nëpërmjet Agjencisë për punësim edhe ashtu duhet të bëjë kompensimin, vetëm se nuk është arritur efekti i masave të kësaj pakete për mbajtjen e punëtorëve në punë, që do duhej të ishte synimi kryesorë i masave të qeverisë në këto rrethana”, thonë nga ASH.
Ata apelojnë që të ndërhyhet në masën 1 të paketës së dytë të masave të qeverisë, duke i përshtatur ato me nevojat e biznesit.
“Bizneseve të goditura nga kriza, në vend 50%, t’u mundësohet 100% subvencionimi i kontributeve të pagave të punëtorëve në nivel të pagës minimale. Bazuar në numrin e të punësuarve në veprimtaritë e goditura nga kriza para së gjithash hoteleri, turizëm dhe transport që (sipas ESHS të RMV, IV/2019) është 72 743 të punësuar dhe kontributeve prej 107,6 euro të llogaritura në pagën minimale nevojiten 15.6 milion euro për dy muaj. Që do të thotë që 7.8 milion eurove t’u shtohen edhe 7.8 milion euro shtesë pra 100% që masën 1, të masave të qeverisë do ta bënte më të pranueshme, duke kontribuar në mbajtjen e punëtorëve në punë. Atë që bizneset kanë bërë gjithmonë për shtetin, është koha që shteti ta bëjë për ta”, thonë nga ASH./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime