LAJMI I FUNDIT:

Angelovska: Po përgatitet analizë për akcizën e derivateve të naftës

Angelovska: Po përgatitet analizë për akcizën e derivateve të naftës

Në konferencën e sotme për shtyp, Ministrja e Financave Nina Angelovska njoftoi se po përgatitet analiza e akcizës për derivatet e naftës, përfshirë këtu edhe për karburantet e vajrave të lehta.

“Do të dalim dhe do të informojmë se çfarë zgjidhje do t’i propozohet Qeverisë, do të jetë barazimi apo ngritja e çmimit të naftës”, tha Angelovska, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me pozicionin e Ministrisë së Financave në lidhje me kërkesën e Odës Ekonomike për të barazuar çmimin e akcizës për karburant ekstra të lehtë me akcizën e dizelit.

Angelovska theksoi se ata duhet të jenë të kujdesshëm, të bëjnë analiza të hollësishme dhe të bazojnë vendimet e tyre në ato analiza, ndërsa për momentin, siç informoi ajo, ata po shqyrtojnë se është i përdorueshëm karburanti i vajrave ekstra të lehta dhe çfarë do të thoshte për të gjithë derivatet e naftës.


Ajo beson se një rrethanë e lumtur është rënia drastike e çmimit të naftës, pra rënia e çmimeve të shitjes me pakicë prej 20 denarë, duke shtuar se çfarëdo zgjidhje që do sjellin nuk do të jetë për të goditur xhepat e qytetarëve./Telegrafi/