Drejori i KEDS, Alper Erbas ka filluar vizitat në të gjitha distriktet dhe nëndistriktet, që t’i mbështesë direkt punëtorët për punën e palodhshme që po bëjnë në këtë kohë të vështirë të pandemisë.
“Sot energjia elektrike është më e nevojshme se kurrë. Ju jeni në vijën e parë të frontit. Qytetarët e izoluar në shtëpi po vazhdojnë të kenë energji fal jush. Puna jonë këto ditë mund të cilësohet edhe si punë humane, pasi që energjia elektrike mundëson funksionimin e të gjitha institucioneve thelbësore siç janë spitalet, ujësjellësi, media e shumë tjera, jetike për këtë kohë”, u tha punëtorëve, Erbas.
Ai gjatë qëndrimit në qytetet e rajonit të Dukagjinit, ka dëgjuar direkt kërkesat e tyre si dhe i ka falënderuar secilin për punën që po vazhdojnë ta bëjnë.
“Për mua dy gjëra janë të rëndësishme, siguria e punëtorëve dhe sigurimi i energjise elektrike për konsumatorët tanë. Për të parën ne nuk do të kursejmë asgjë që punëtorët t’i mbajmë të sigurt me të gjitha masat mbrojtëse. Edhe të dytën e kemi realizuar, pra jemi shumë të kënaqur që kemi arritur t’u ofrojmë furnizim të pandërprerë me energji elektrike për konsumatorët tonë”, theksoi Erbas.
Ai ka njoftuar se përmes drejtorëve të distrikteve është në kontrakt të vazhdueshëm edhe me kryetarët e komunave dhe policinë, të cilët janë në dijeni që puna e KEDS-it nuk ndalet 24 orë, shtatë ditë të javës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare