LAJMI I FUNDIT:

Jevtiq: Prishja e varrezave të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Rahovec është një veprim monstruoz

Jevtiq: Prishja e varrezave të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Rahovec është një veprim monstruoz

“Prishja e vazhdueshme e gurëve të varreve të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë është një krim pa ndëshkim!”, tha Ministri në detyrëë për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq.

Jevtiq kujton se në territorin e komunës së Rahovecit ka pasur ndëshkime të hershme të gurëve të varreve, pllaka përkujtimore për anëtarët e Luftës së Dytë Botërore Nacionalçlirimtare, prishja e pllakës për gazetarët e rrëmbyer serbë në shtatë raste.

“E gjithë kjo tregon për faktin se policia dhe autoritetet gjyqësore duhet të bëjnë punët e tyre në mënyrë më efektive. I bëj thirrje elitës intelektuale, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile në Kosovë që të ngrejnë zërin e tyre kundër këtij lloji të vandalizmit ndaj popullatës jo shumicë në Rahovec, “tha Jevtiq në një deklaratë.


Ministria për Komunitete dhe Kthim do të mbështesë familjet që përjetojnë këtë lloj vuajtjeje sepse sinqerisht ndjejmë me ta, tha ministri në një deklaratë. /Telegrafi/