Sektori privat si kontribuuesi më i madh në zhvillimin ekonomik të vendit është goditur jashtëzakonisht shumë nga përhapja e pandemisë COVID19, e sidoqoftë masat e marra përmes Pakos Emergjente Fiskale nga Qeveria, edhe pse të mirëseardhura, po rezultojnë të mangëta në parandalimin e dëmeve, gjersa në aspektin e kompensimit nuk po i trajtojnë drejtë punëtorët e sektorit privat në krahasim me ata të sektorit publik.
Kështu thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, pas mbajtjes së një forumi virtual të organizuar nga Oda.
Fikret Havolli nga kompania tregtuese Orbico potencoi rëndësinë e përfshirjes së sektorit privat në procese të dialogimit, me ç’rast theksoi se vendimet që rrjedhin nga Pakoja Fiskale Emergjente do të duhej të ishin bërë në koordinim me komunitetin e biznesit, në mënyrë që efekti i saj të ishte zinxhiror dhe i qëndrueshëm.
Ai tha se shuma e ndarë dhe strukturimi apo përmbajtja e pakos janë dy pika të cilat kanë nevojë të adresohen më tutje. Sipas Havollit, shuma e ndarë për përballimin e kësaj faze është shumë e vogël në krahasim me shtetet e tjera, dhe efekti i saj do të vërehet fare pak.
Ndërkaq, sa i përket strukturës, ai vlerësoi se kjo e fundit është shumë e bazuar në skema sociale, ndihmë e cila edhe pse e rëndësishme ka efekt afatshkurtër duke e rritur përkohësisht konsumin, dhe më shumë do të ndihmojë ekonomitë e tjera se sa ekonominë e vendit.
Havolli tha se pjesa më e madhe e kësaj pakoje do të duhej të fokusohej tek bizneset, e veçanërisht tek prodhuesit vendorë.
Milaim Abdullahu nga Santefarm, njëherësh edhe përfaqësues i Shoqatës së Distributorëve Farmaceutikë të Kosovës tha se si pasojë e panikut së shkaktuar nga pandemia, sektori farmaceutik ka hasur një rritje të dukshme disa ditore të kërkesës, e cila pastaj është përcjellë me një rënie drastike pas krijimit të rezervave për medikamente nga qytetarët.
Ai tha se Qeveritë duhet të ndalojnë mos-trajtimin e bizneseve si palë të interesit, dhe shprehi dëshpërimin e tij mbi shpalosjen e Pakos Fiskale Emergjente pa asnjë konsultim me sektorin privat. Sipas tij, ajo përbën një trajtim të pabarabartë mes punonjësve të sektorit publik dhe atij privat, duke theksuar se farmacistët edhe pse kanë qenë në vijën e parë të frontit nuk janë trajtuar njëjtë si punëtorët shëndetësorë në kompensim.
Abdullahu mes tjerash shtoi se përderisa nuk dihet saktësisht se sa do të zgjat faza emergjente, Qeveria duhet të vijë me një plan më afatgjatë meqenëse pakoja aktuale nuk është në proporcion me dëmin e shkaktuar.
Sami Makolli nga kompania Rikon gjithashtu theksoi se masat e dala nga kjo pako nuk kanë qenë mirë të sqaruara, gjersa ekziston nevoja për një analizë më të hollësishme që biznesi të e ndjejë efektin e saj. Megjithëse Makolli u shpreh se çdo ndihmesë është e mirëseardhur, ai deklaroi skepticizëm mbi mënyrën e aplikimit të pakos, meqenëse mungojnë informata shtesë mbi procedurat e aplikimit.
Sipas tij, këto masa nuk po rezonojnë në kuptimin e një barazie mes sektorit publik dhe atij privat, dhe pas kësaj situate bizneset private do të dalin edhe më pak atraktive për punonjësit meqë ata janë të parët që po e vuajnë trajtimin jo të barabartë.
Për më tepër, Makolli i bëri thirrje Qeverisë që të jetë më fleksibile në kryerjen e pagesave të borxheve ndaj kontraktorëve, sepse qarkullimi i të hyrave është kyç për cilëndo kompani në këtë kohë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë