Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit , në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të rrisin kapacitetet në qumështoret e tyre e bashkë me këtë do të rritet edhe furnizimi i tregut me qumësht të freskët dhe produkte të tij.
Ministri në detyrë i MBPZhR-së, Besian Mustafa, i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka vizituar sot qumështoret e kësaj komune “Eurolona”, “Bylmeti” dhe kompaninë për shitjen e produkteve të freskëta “Kosmonte Foods”.
“Jemi bashkë këtu për të konfirmuar përkrahjen tonë të vazhdueshme për të gjithë prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit, të cilët do të mbështeten përmes subvencioneve dhe granteve, duke mundësuar kështu rritjen e prodhimit vendor të qumështit dhe produkteve të tij. Përmes kësaj mbështetje sigurojmë që tregu vendor të ketë furnizim në çdo kohë me prodhime të freskëta dhe cilësore të qumështit”, tha ministri Mustafa.
Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, gjatë kësaj vizite, e ka njoftuar ministrin me gjendjen me të cilën po operojnë këto agrobiznese në këtë komunë, duke e falënderuar në të njëjtën kohë ministrin për përkrahjen e tij për këtë sektor, veçanërisht në këtë kohë pandemie, me të cilën po përballet vendi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë