LAJMI I FUNDIT:

Bie përkohësisht sistemi i Snapchat, më se 93 mijë ankesa brenda gjysmë ore

Bie përkohësisht sistemi i Snapchat, më se 93 mijë ankesa brenda gjysmë ore

Mbrëmjen e kaluar, shumë shfrytëzues kanë provuar më kotë që të kyçen në Snapchat, sepse sistemi i kësaj platforme kishte rënë.

Gjithçka filloi rreth orës 22:00, kur shumë përdorues e kishin problem ta aktivizonin llogarinë e tyre, ndërsa hynë në DownDetector për të parë nëse ishte një problem i përgjithshëm, transmeton Telegrafi.


Brenda gjysmë ore sa zgjati ky bllokim, janë dërguar më se 93 mijë ankesa, ku gjëja kryesore ishte që të kthehej normaliteti në këtë rrjet social.

“Jemi në dijeni, se shumë përdorues po kanë problem të kyçen në Snapchat. Mbahuni të fortë, jemi duke punuar që ta rregullojmë”, është shkruar në llogarinë e Snapchat në Twitter. Thurja #snapchatdown u bë trend në Twitter, duke e zënë pozitën e parë sa i përket qarkullimit më të madh.

Pa kaluar shumë kohë, zyrtarë të Snapchat kanë shkruar se gjithçka është në rregull dhe sistemi është sërish në funksion, ndërsa kërkoi që ata të cilët kanë probleme, mund të jenë individuale dhe të njoftojnë për problemin që kanë.

Në kohën kur të gjithë njerëzit po qëndrojnë në shtëpi, si pasojë e përhapjes së coronvirusit, përdorimi i rrjeteve sociale është rritur në masë të madhe, andaj edhe bllokada të tilla po konsiderohen si normale. /Telegrafi/