LAJMI I FUNDIT:

Brenda rezidencës luksoze të Drake

Brenda rezidencës luksoze të Drake

Vila e Drake në Toronto, e cila u prezantua për Architectural Digest – një revistë mujore amerikane e themeluar që në vitin 1920 me temë kryesore interior dizajnin – është një rast i mirë studimi për ekstravangacën

“Në formë dhe materiale, struktura është një rezidencë e duhur gëlqerore e shekullit XIX,” u shpreh dizajneri Ferris Rafauli.


“Profilet e jashtme janë minimaliste dhe linjat më pak të trasha dhe të më të pastra. Nuk është llaç dhe bojë. Drake nuk e donte këtë gjë dhe kështu bëmë.”

Rezidenca e Drake – të cilën ai e quan The Embassy (Ambasada) – përmban materiale luksoze, duke përfshirë bronz, granit të zi dhe agat kaf, ndërsa dekori përfshin skulptura nga artisti amerikan KAWS.

“Është një luks i madh,” tha Drake për Architectural Digest (AD).

“Kjo gjë jepet përmes madhësisë së dhomave dhe materialeve të brendshme të dyshemesë dhe tavanit. Doja që njerëzit ta shihnin punën që kam bërë gjatë viteve të pasqyruar në këtë shtëpi.”

Një tjetër hapësirë, e quajtur si “Dhoma e Madhe”, përmban një piano madhështore të krijuar nga artisti japonez Takashi Murakami në bashkëpunim me Rafauli-n.

“Bota e Drake është tërësisht muzika, kështu që ai dëshironte një piano. Ajo është një paraqitje e denjë e artit, artizanatit dhe cilësisë,” shtoi dizajneri.

Drake e bleu rezidencën në Toronto, Kanada, në vitin 2015 për 6.7 milionë dollarë.

Reperi, i cili në vitin 2019 kishte një pasuri prej 150 milionë dollarësh sipas Forbes, tha se shtëpia demonstron dëshirën e tij për të “qëndruar në vendin ku u lind”.

Burimi: CNN

Në trend Stil

Më shumë
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Bëje vet
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Rregullimi i shtëpisë
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Këshilla Lifestyle
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori