Ndërsa shfaqjet televizive si “Euphoria” dhe “Stranger Things” kanë pushtuar botën, një tjetër shfaqje në Netflix ka marrë vëmendje që nga sezoni i tij i parë: “Money Heist” apo “La Casa de Papel”.
U transmetua për herë të parë në rrjetin spanjoll Antena 3, “Money Heist” fillimisht ishte planifikuar të kishte vetëm dy sezone, por u zgjerua për shkak të popullaritetit të saj.
Shfaqja tregon historinë e një grupi hajdutësh që ndjekin një njeri, të njohur si Profesor, për të ekzekutuar grabitjen më të madhe në botë në ‘Royal Mint’ të Spanjës në Madrid.
Seriali është ilustruar në sytë e Tokios, një vajzë kokëfortë, e cila dashurohet me Rion dhe që ka një karakter mjaft të fuqishëm.
Nga roli i saj, Ursula Corbero ka marrë vëmendje të madhe, duke u bërë e preferuara për shumë fansa në botë.
Nëse keni shikuar serialin dhe dëshironi të dini më shumë rreth Ursula ashtu si kushdo tjetër, më poshtë ua sjellim disa fakte argëtuese për aktoren nga puna e saj me BVLGARI deri në sensin e saj të stilit.
1. Ursula është imazh i markës BVLGARI.
Në vitin 2018, Corberu u emërua fytyra e linjës së re të BVLGARI, dhe që nga ajo kohë ajo ishte ambasadore e markës. Sipas etiketës luksoze, imazhi dhe stili i aktores ranë në përputhje me stilin e jetës së koleksionit të ri, La Dolce Dita (Jeta e mirë) në italisht.
“Kur ata më kërkuan të bëhesha një ambasadore e re ishte si një ëndërr, një dëshirë e vërtetë. Është një nder i jashtëzakonshëm për mua të bëhem pjesë e kësaj familje”, u shpreh ajo në një intervistë me Harper’s Bazaar Singapor pasi pranoi punën e re.
2. Ajo e konsideron veten një feministe.
Në një intervistë të mëparshme me Mujerhoy, ajo tha se e quan veten feministe.
“Beteja madhështore për femrat është se ndoshta ne kemi nevojë për gjëra që të ekuilibrohen pak më shumë në mënyrë që të jetë e barabartë. Kjo është se si ndihem”, ka thënë ajo.
Karakteri i saj Tokio është pikërisht ai, së bashku me partneren e saj në krim Nairobi.
3. Ajo është ikonë e stilit
Nëse po ndiqni Ursula në Instagram, me siguri keni parë veshjet e saj të frymëzuara. Nga një fustan i shkurtër dhe çizme deri tek çantat e rripit, xhaketa xhins dhe atletet ‘Off-White™ x Nike Air Force 1 in Volt’, ylli posedon disa nga artikujt më të modës dhe stili i saj është padyshim frymëzues për fansat e saj.
4. Stili i Tokios në “Money Heist” është frymëzuar nga Mathilda në “Leon: The Professional”.
Luajtur nga Natalie Portman, Mathilda në filmin “Léon: The Professional” u bë një personazh legjendar. Corbero mori frymëzimin nga kjo ikonë për rolin e Tokios, siç shihet nga disa prej veshjeve të saj.
5. Ajo është në një lidhje dashurie me aktorin Chino Darin.
Ursula ka filluar lidhjen me aktorin argjentinas, Chino Darin që kur u takuan në një seri televizive spanjolle të titulluar “La Embajada”. I njohur më shumë për rolet e tij në filmat “El Angel” dhe “A Twelve-Year Night”, Darin shpjegoi në një intervistë me elPeriódico se të dy janë aq perfektë për njëri-tjetrin saqë ata ‘kuptohen vetëm me një shikim’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’
Rihanna debuton frizurën e re të guximshme, vetëm disa ditë përpara Met Gala 2024
“Sa shpejt fluturon koha” – Kylie Jenner publikon fotografi nga dukja e mrekullueshme e Met Gala 2023
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak