LAJMI I FUNDIT:

Veseli përkujton dëshmorët e betejës së Koshares

Veseli përkujton dëshmorët e betejës së Koshares

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka pëkujtuar të rënët në betejën e Koshares, në 21 vjetorin e tyre.

Veseli përmes një postimi në Facebook, tha se beteja e Koshares ishte njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së.


“21 vjet më përparë nisi njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, beteja e Koshares, e cila shembi kufirin shekullor mes shqiptarëve dhe i dëshmoi mbarë botës aftësinë tonë për të bërë edhe luftë frontale”, shkruan Veseli.

Kjo betejë, sipas tij i ka hapur rrugën çlirimit të Kosovës duke larguar pushtuesin serb përgjithmonë.

“Heroizmi i Brigadës 138 Agim Ramadani si dhe flijimi i shumë luftëtarëve të lirisë në Koshare, i hapi rrugën çlirimit të Kosovës dhe largimit të pushtuesit serb për mos t’u kthyer më kurrë. Ne sot nderojmë me respekt e mirënjohje, të gjithë dëshmorët e luftëtarët e Koshares por edhe të betejave të tjera të UÇK-s, që bënë të mundur ditët e lirisë e pavarësisë që gëzojmë sot”, shkruan Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori