Ka njerëz dhe institucione që nuk kanë dilema. Paradigma e tyre është e thjesht. Por, ka edhe njerëz me dilema, trilema madje. Ka edhe situata kur individët dhe institucionet hutohen, sepse dilemat apo trilemat e bllokojnë vendimmarrjen. Hutia është bllokuese. Nëse marrëveshja e ndërton “shtëpinë”, mosmarrëveshja e rrënon atë.
Kështu, Evropa, Amerika apo qytetarët, kush duhet të jetë lokomotiva e politikës qeveritare, kjo ishte trilema bazike para të cilës u ndodh qeveria. Të gjitha dilemat apo trilemat e tjera, si pandemia, gjendja e jashtëzakonshme apo masat e qeverisë, mocioni, varen nga kjo.
Edhe trilema, si taksa, reciprociteti apo SHBA-ja. Trilema e fundit u zgjidh me mocion, por pandemia e bllokoi atë dhe skenarin e pritur. Qeveria u përcaktua se i ka prioritet qytetarët. Pa qytetarë nuk na duhen as miqtë, as Evropa, as SHBA-ja ishte logjika e saj. Kur ikin qytetarët nga vendi, kjo i relativizon të gjitha prioritetet e tjera.
Zgjedhjet e fundit nuk qartësuan shumëçka, edhe pse e dhanë një lider dhe një parti që të prijë. Kush do të jetë lokomotiva, ishte vendimi i parë që duhej të merrej, dhe tjerat hapeshin vet sikur në një lojë asociacionesh.
“Qytetarët”, tha qeveria! “Amerika”, tha Isa! Për Evropën askush nuk u përcaktua direkt, edhe pse të gjithë synojnë që me vullnetin qytetarë dhe me ndihmën e Amerikës të përfshihen në Evropë. Por, Evropa e përçarë nuk ka fuqi të gjunjëzojë Serbinë. Ndërsa Serbia (bashkë)qeverisë, në veri.
Kur na përfshiu pandemia, u hap trilema tjetër bazike, në veri, nga e cila varet e ardhmja e vendit. Atje , mund të punojnë bashkë mjekët pavarësisht a vijnë nga spitali i Nishit, Prishtinës, apo Parisit, për të mbrojtur apo shëruar qytetarët, por nuk mund të vihen në jetë dy gjendje të jashtëzakonshme, njëkohësisht. Ajo nuk mund të menaxhohej nga ushtria e Kosovës dhe ajo e Serbisë, bashkë. Aq më tepër, as ushtria e Kosovës nuk shkon në veri sepse premtimi që ka dhënë presidenti, është bërë bazë e marrëveshjeve të cilat po dyshohet se i ka negociuar ai.
Qeveria, lidhur me veriun, në rastin më të mirë kishte trilemë. Duhej të zgjidhte në mes të tri opsioneve të mundshme. Pra, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë dhe të lejojë presidentin që të përsërisë epopenë e tij të lavdishme të marshimit në veri, asokohe me polici, dhe kështu të nxisë rebelimin e veriut, apo ndërhyrjen ushtarake të Serbisë dhe rusëve në veri, me pretekst për të mbrojtur serbët! Mundësia e dytë ishte që të shpallë masat e qeverisë së Kosovës dhe të sigurojë zbatimin e tyre përmes sistemit shëndetësorë dhe policisë së Kosovës, përmes një bashkëpunimi me këdo që do të mbrojë qytetarët e veriut. E treta ishte, të mos bëjë asgjë, pasi republika e Serbisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në tërë territorin e saj, pra edhe në Kosovë (të cilën ajo ende e konsideron të saj), dhe janë zhvilluar tashmë bisedime me shefin e UNMIK-ut për Kosovë me pretekstin për të mbrojtur qytetarët.
Trilema e veriut të Kosovës mbetet baza e të gjitha problemeve të jashtme e të brendshme të qeverisë dhe faktorëve tjerë politik[ në Kosovë dhe rreth saj. Qeveria e Kosovës nuk i ndihmonte dot qytetarët e veriut pa një bashkëpunim me administratën lokale dhe me ndihmën nga institucionet shëndetësore edhe të Serbisë, qoftë për shkak të mosbesimit të qytetarëve serb, qoftë për shkak të deklaratave shpesh luftënxitëse të disa faktorëve politik në Kosovë përfshirë edhe presidentin e vendit.
Duke u përcaktuar që të mbrojë interesin e qytetarëve të veriut, pa i dalluar nga të tjerët, duke mos e keqpërdorë epideminë për masa politike ndëshkuese, qeveria do të ndërtojë urë besimi, dhe reputacionin e një qeverie që i shërben qytetarët pa dallim etnie. Ky do të jetë një argument i fortë nëse integrimi i serbëve është i mundshëm dhe se kjo nuk do të thotë rrënim i urave, me Serbinë, por se ata mund të jenë urë e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Trilema e veriut nuk zgjidhej me gjendje të jashtëzakonshme, as me ushtri, as me marshime në rrethana të pandemisë globale. Forca nuk është argumenti i Kosovës. Duhet të jenë dhe mund të jenë vetëm qytetarët, pa asnjë dallim! Vetëm urat e besimit, i thyejnë barrikadat në veri dhe e legjitimojnë kufirin. Besimi ndërtohet në kohë të vështira.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje