LAJMI I FUNDIT:

​Bajrami: Qendra e Studentëve në shërbim të parandalimit të përhapjes së COVID-19

​Bajrami: Qendra e Studentëve në shërbim të parandalimit të përhapjes së COVID-19

Ministrja në detyrë e MASHTI-t, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se deri më tash në objektet e Qendrës së Studentëve, e cila është shndërruar në karantinë, kanë qëndruar rreth 500 qytetarë, shumica e të cilëve pas testimeve për COVID-19, kanë rezultuar negativ.

Bajrami ka thënë se një pjesë madhe e personave të cilët kanë qenë në karantinë tashmë u janë kthyer familjeve të tyre, transmeton Telegrafi.


“Në muajin e kaluar, me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Qendra e Studentëve, është vënë në shërbim të Ministrisë së Shëndetësisë për të shërbyer si karantinë për qytetarët tanë të kthyer nga vendet tjera. Si ministre e MAShTI-t e kam përkrahur këtë vendim duke ditur që kjo qendër plotëson kushtet e nevojshme për për t’u vënë në dispozicion të institucioneve të Republikës së Kosovës në përpjekjet për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID- 19. Gjatë kësaj kohe, në objektet e Qendrës së Studentëve, kanë qëndruar rreth 500 qytetarë, shumica dërmuese e të cilëve, për fat të mirë, pas testimeve të bëra për COVID-19, kanë rezultuar negativ. Një pjesë e madhe e tyre tashmë u janë kthyer familjeve të tyre dhe po vazhdojnë izolimin 14 ditor në shtëpitë e tyre. Uroj që edhe të tjerët që janë duke qëndruar ende në këtë qendër të rezultojnë negativ dhe sa më shpejtë të kthehen shëndosh e mirë në shtëpitë e tyre”, ka shkruar ajo në Facebook.

Bajrami ka falënderuar menaxhmentin e Qendrës së Studentëve, teksa ka lutur qytetarët të respektojnë vendimet e IKSHPK-së.

“Si ministre në detyrë e MAShTI-t, falënderoj përzemërsisht menaxhmentin e Qendrës së Studentëve, secilin punonjës, vullnetar dhe staf profesional mjekësor të angazhuar në këtë qendër për të ofruar përkujdesje dhe trajtim shumë njerëzor për të gjithë personat e vendosur në karantinë. Për fund, u bëj thirrje të gjithëve që të respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të qëndroni sa më shumë në shtëpitë tuaja. Në këtë mënyrë, ne i ndihmojmë mjekëve tanë që sa më lehtë të përballen me numrin e të infektuarve me COVID-19”./Telegrafi/

Qendra e Studentëve në shërbim të parandalimit të përhapjes së COVID-19 Në muajin e kaluar, me vendim të Qeverisë së…

Publiée par Hykmete Bajrami sur Mercredi 8 avril 2020

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori