LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi mbyti gjysmën e banorëve të shtëpisë së pleqve në Kanada, personeli po lufton për t’i mbrojtur ata që kanë mbijetuar

Coronavirusi mbyti gjysmën e banorëve të shtëpisë së pleqve në Kanada, personeli po lufton për t’i mbrojtur ata që kanë mbijetuar

Një shtëpi e pleqve në Kanada që ka humbur pothuajse gjysmën e banorëve nga COVID-19, tani po bëhet gati të mbrojë banorët e tjerë të shëndoshë që kanë mbijetuar dhe që kanë jetuar pranë fqinjëve të infektuar për më shumë se dy javë, shkruan The Guardian.

Shtëpia e pleqve “Pinecrest”, objekt privat në qytezën Bobcaygeon, Ontario, është bërë një nga pikat më vdekjeprurëse në këtë vend. 27 nga 65 banorët e kësaj shtëpie kanë humbur jetën nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.

Por javën e kaluar pas 16 vdekjeve, banorët e sëmurë në shtëpinë e pleqve janë ndarë nga të shëndoshët, raporton CBC News. Coronavirusi është shfaqur për herë të parë në Pinecrest më 18 mars.


Tre banorë kishin rezultuar pozitiv në testin e COVID-19, dhe nuk u desh shumë kohë që virusi të “futet” thellë në shtëpi, duke mbytur dhe infektuar dhjetëra persona.

Vetë dizajni i objektit është i komplikuar dhe gjërat vetëm sa rëndoheshin. Pinecrest është një kombinim – ka dhoma private për banim për një person si dhe ato të përbashkëta në të cilat flenë nga katër persona. Në disa raste, vetëm perdet i ndajnë banorët, edhe pse personeli u ka thënë familjarëve të banorëve se të sëmurët janë izoluar.

Në një kumtesë për media të Pinecrest dhe autoriteteve lokale të shëndetësisë, thuhet se të gjithë banorët janë izoluar dhe ndarë në dy zona, kurse personeli që ua shërben ushqimin bartin rroba, dorëza dhe maska mbrojtëse.

E pas disa rasteve me vdekje, shpërndarja e banorëve në objekt është mundësuar – duke i futur nëpër dhoma ata që janë të shëndoshë.

“Kjo edhe është arsyeja pse tani kemi hapësirë të mjaftueshme. Sepse kemi humbur banorë. Mirëpo më herët nuk ka pasur vërtetë hapësirë të mjaftueshme. Mendoj se ka qenë e pamundur. 24 persona kanë rezultuar pozitiv dhe shumë tjerë besohet se janë infektuar”, ka deklaruar Sarah Gardiner, infermiere në Pinecrest.

“Është një zonë lufte. Këtë e kanë thënë edhe infermiere tjera. Po ndihem si komandant i luftës”, ka deklaruar para gazetarëve mjekja Michelle Sinar, njëherit drejtoreshë në qendrën medicinale në Pinecrest.

Si çdo vend tjetër nëpër botë edhe Kanadaja është duke u ballafaquar me numrin e madh të prekurve me COVID-19, në veçanti nëpër hapësirat ku qëndrojnë të moshuarit siç janë shtëpitë e pleqve – kategoria më e rrezikuar nga virusi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor

Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor

Botë
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?

Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?

Amerika
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Amerika
Kalo në kategori