LAJMI I FUNDIT:

Gjilani po trajton rastin e konfirmuar mbrëmë me Covid-19, po krijohet lista e kontakteve për parandalim

Gjilani po trajton rastin e konfirmuar mbrëmë me Covid-19, po krijohet lista e kontakteve për parandalim

Është mbajtur sot takimi i Qendrës Operative Emergjente të Gjilanit, me përfaqësuesit e institucioneve lokale dhe rajonale për menaxhimin e pandemisë Covid-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli.

Ekipet nga shëndetësia primare, ajo regjionale, pastaj Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, Policia e Kosovës dhe ekipi komunal për menaxhimin e emergjencave, është duke mbledhur listën e kontakteve dhe të gjithë ata që kanë kontaktuar me rastin e mbrëmshëm, janë futur në vetizolim për dy javët e ardhshme.

Në këtë takim është konfirmuar se rasti i cili ka simptomat e Covid-19, është në kontakt të vazhdueshëm nga ekipet e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan dhe në bazë të masave preventive, janë duke u mbledhur informacionet për kontaktet e tij në mënyrë që gjithçka të jetë nën kontroll.


Përgjithësisht, gjendja është nën kontroll dhe nuk ka vend që qytetarët të shqetësohen, por apelohet që të qëndrojnë në shtëpi dhe të vetëpërmbahen.

“Lusim shumë qytetarët e Komunës së Gjilanit që të qëndrojnë në shtëpi, sepse daljet e panevojshme nga shtëpia janë rrezik për infektim me Covid-19, por njëkohësisht edhe infektim të anëtarëve të familjes, që më pas edhe mund të ketë pasoja në shëndetin e tyre. Mos u bëni shkaktarë që virusin ta merrni nga jashtë e ta sillni në familjet tuaja. Familja është e shenjtë, është qeliza dhe shtylla e shtetit, prandaj ju lutem mbrojeni atë duke qëndruar në shtëpi dhe me kujdes maksimal”, ka thënë nënkryetari Ismajli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Lajme
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Lajme
FOTO: Miku i presidentit Trump i shkon në zyre Bedri Hamzës

FOTO: Miku i presidentit Trump i shkon në zyre Bedri Hamzës

Politikë
Kalo në kategori