LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Zyrës së Kryeministrit për Komunitete, Nenad Rashiq, uron romët për ditën e tyre

Drejtori i Zyrës së Kryeministrit për Komunitete, Nenad Rashiq, uron romët për ditën e tyre

Drejtori i Zyrës së Kryeministrit për Komunitete, Nenad Rashiq, me rastin e Ditës së Romëve, 8 prillin, e ka uruar këtë komunitet duke thënë se është një ditë tjetër e rëndësishme në historinë kombëtare të Kosovës, një ditë tolerance, respekti dhe bashkëjetese me të gjithë popujt, një ditë barazie dhe uniteti.

Drejtori i Zyrës së Kryeministrit për Komunitete, Rashiq ua ka përkujtuar romëve se nuk janë vetëm dhe se Qeveria e Kosovës do të bëjë gjithçka për t’ju ndihmuar të kthejnë këto ditë të vështira për të gjithë ne, me forca të përbashkëta, në fitore.


“Sot është një ditë tjetër e rëndësishme në historinë tonë kombëtare të Kosovës, një ditë tolerance, respekti dhe bashkëjetese me të gjithë popujt, një ditë barazie dhe uniteti, sot është dita e Romëve. Lumiyako Romano dive! Në emrin tim personal, dhe në emër të të gjithë punonjësve për komunitete të Zyrës së Kryeministrit, ju uroj Ditën e Romëve,  8 Prillin. Ne ju dëshirojmë shëndet të mirë, që ju, si dhe familjet tuaja, të jeni të sigurt dhe pa brenga, duam që së bashku të kapërcejmë të gjitha problemet që ndonjëherë duken mbizotëruese, por jo të pazgjidhshme”, thuhet në njoftim.

Rashiq thekson se ky komunitet nuk është vetëm dhe se Qeveria e Kosovës do të bëjë gjithçka për t’ju ndihmuar të ktheni këto ditë të vështira të kthehen në fitore.

“Dua të ju përkujtoj se paketa ekonomike e Qeverisë së Kosovës shprehimisht thekson se ne do të kujdesemi për komunitetet dhe grupet më të prekshme në Kosovë, dhe për këtë arsye do të kujdesemi së bashku për bashkatdhetarët tanë Romë”, thuhet më tej.

“’Gëzuar 8 Prillin – Ditën Botërore të Romëve. Ju jeni pjesë e një shoqërie kosovare, institucioneve te Kosovës që punojnë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat tuaja, që të jeni te barabartë me të gjitha komunitetet në Kosovë”, përfundon deklaratën Rashiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori