LAJMI I FUNDIT:

Lufthansa mbyll linjat ajrore me kosto të ulët dhe thotë se aviacionit do t’i duhen vite për tu rikuperuar

Lufthansa mbyll linjat ajrore me kosto të ulët dhe thotë se aviacionit do t’i duhen vite për tu rikuperuar

Lufthansa, një nga grupet më të mëdha ajrore të Evropës, është duke zvogëluar përgjithmonë madhësinë e flotës së saj dhe duke mbyllur një nga transportuesit e saj me kosto të ulët.

Kjo pasi që, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kompania paralajmëron se sektorit të aviacionit do t’i duhen vite për tu rikuperuar nga pasojat e pandemisë së coronavirus.


Grupi i linjave ajrore, i cili zotëron transportuesit kombëtar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Belgjikë, tha në një deklaratë të martën se do të tërheqë nga shërbimi përgjithmonë të paktën 43 aeroplanë, rreth 6% të flotës së saj.

Vlerësimi i Lufthansa (DLAKY) është se “do të duhen disa muaj deri sa të hiqen plotësisht kufizimet globale të udhëtimit dhe të kalojnë vite derisa kërkesa në të gjithë botën për udhëtime ajrore të kthehet në nivelet e para krizës”.

Bazuar në këtë, ajo ka vendosur për “masa të gjera për të zvogëluar kapacitetin e operacioneve të fluturimit dhe administrimit afatgjatë”.

Ndalimet e fluturimit dhe bllokimet në mbarë vendin po kërcënojnë falimentim për linjat ajrore në të gjithë botën.

Transportuesit kanë “lënë në pista” mijëra aeroplanë, duke pezulluar oraret e fluturimeve afatshkurtra dhe duke i vendosur punëtorët në pushim të papaguar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori