LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e pacientëve në Ditën botërore të shëndetësisë: Asnjë qeveri nuk i dha prioritet shëndetësisë

Shoqata e pacientëve në Ditën botërore të shëndetësisë: Asnjë qeveri nuk i dha prioritet shëndetësisë

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) me rastin e 7 prillit, Ditës botërore të shëndetit thekson se kjo ditë në Kosovë le të jetë ditë thirrjeje dhe reflektimi për liderët e vendit pasi që nga paslufta, asnjë qeveri nuk i dha prioritet shëndetësisë.

Dita Botërore e Shëndetit është një ditë globale e ndërgjegjësimit shëndetësor që shënohet çdo vit më 7 Prill, nën kujdesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

PRAK thekson se në këtë kohë pandemie, sa është e rëndësishme që ne si individ, secili të reflektojmë për rëndësinë e shëndetit dhe mirëmbajtjes së tij, po aq është e nevojshme që edhe si kolektiv të reflektojmë rreth rëndësisë së sistemit shëndetësor dhe mirëmbajtjes së tij.


“Edhe mbi dy dekada pas luftës, Kosova vazhdon ta ketë një sistem shëndetësor me provizion direkt ku ofruesit shëndetësor paguhen në bazë të inputeve sipas kualifikimit dhe jo në bazë të performancës së tyre. Ky lloj organizimi aplikohet në vendet me sistem të rrënuar pas konflikteve dhe në disa vende të botës të tretë. Që nga paslufta, asnjë qeveri nuk i dha prioritet shëndetësisë. Shpenzimet publike në shëndetësi asnjëherë nuk u rritën mbi 3% të GDP”, thuhet në reagim.

Sipas PRAK-ut, politikbërja sistemin shëndetësor në Kosovë duhet ta vë në prioritet përtej dokumenteve politike.

“Qeveria aktuale, sado që është në detyrë dhe është në një gjendje emergjente, duhet të lëvizë përtej politikave ditore emergjente. Duhet të shfrytëzohet ky momentum dhe të formohet një ta quajmë: ‘Grupi për Avancimin e Shëndetësisë’ (këshill, komitet, apo sido që të quhet), i cili do të përbëhej kryesisht nga profesionistë, akademikë, shoqëri civile e më pak politikanë. Ky Grup pastaj të mobilizojë nëngrupe të tjera profesionale për ta hartuar një plan se ‘Çfarë Shëndetësie duam për Kosovën’, thuhet në reagim.

Sipas PRAK, ky plan strategjik për sektorin e shëndetësisë në Kosovë le të jetë i ndarë në tri etapa: Plani afatgjatë – shëndetësia 2030; Plani afatmesëm – reforma e financimit në shëndetësi 2025 dhe Plani afatshkurtër – riorganizimi i sistemit shëndetësor 2022.

Më tej thuhet se ajo që i nevojitet Kosovës është që të ketë më shumë vullnet politik për t’i shtyrë këto procese përpara, e më pak interferim të politikës ditore për efekte opinioni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

Lajme
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori