LAJMI I FUNDIT:

KOMF thirrje prindërve: Rri n’shpi, zhvillo aktivitete edukative dhe argëtuese me fëmijët

KOMF thirrje prindërve: Rri n’shpi, zhvillo aktivitete edukative dhe argëtuese me fëmijët

Koalicioni i organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF  ju bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të zhvillojnë sa më shumë aktivitete edukative dhe argëtuese me fëmijët në këtë periudhë, në mënyrë që fëmijët të kenë momente më atraktive dhe të shëndetshme për zhvillimin tërësor.

Në njoftimin për media thuhet se KOMF është duke publikuar në vazhdimësi lojëra për fëmijë të moshave të ndryshme në faqen zyrtare në Facebook.


“Kjo do të shërbejë si një mbështetje për prindërit dhe kujdestarët për angazhim në lojëra që synojnë të nxisin shkathtësitë e fëmijëve dhe ndihmojnë zhvillimin e tyre. Aktivitetet që po publikojmë janë konceptuar për të zhvilluar edhe më tej kapacitetin njohës të fëmijës, stimulimin sensorik (shqisor), aftësitë motorike, etj. Mbi të gjitha, kjo do të jetë një kohë relaksuese e argëtuese mes prindërve dhe fëmijëve, e cila do t’i ndihmojë ata në reduktim të nivelit të stresit dhe do ju ofroj më shumë qetësi e ekuilibër emocional”, thuhet në njoftim.

KOMF ju bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve të fëmijëve, të ndjekin lojërat e publikuara në faqen zyrtare të KOMF, në mënyrë që të zhvillohen sa më shumë aktivitete argëtuese me fëmijët duke i mbajtur ata të sigurt brenda ambientit familjar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori