LAJMI I FUNDIT:

Letër nga karantina – Fëmijët me aftësi të kufizuar janë përherë të mbyllur, por çka keni bërë ju të ndryshoni këtë?

Letër nga karantina – Fëmijët me aftësi të kufizuar janë përherë të mbyllur, por çka keni bërë ju të ndryshoni këtë?

Nga: Rijad Mehmeti

Ditët po ecin ngadalë, nuk ju gënjejë. Afër vetës kam gjithë familjen dhe gjithçka që më duhet të mbijetojë, madje edhe një kompjuter prej të cilit po marrë informacionet e nevojshme sa për të mos thënë që nuk e di se çka po ndodh jashtë pragut të derës.

Por asnjëra nga këto nuk janë të krahasueshme me ditët jashtë shtëpisë, pranë shokëve të klasës, mikut tim më të ngushtë Adrijanit dhe orëve mësimore. Si për çudi edhe orët e gjata mësimore po më mungojnë sot.


Sikur edhe ato gjithherë paskan qenë pjesë të asaj që e quajë “liria ime”. Por ja që tek sot e kuptova këtë më mirë.

Ndoshta kjo që po ndodh nëpër gjithë botën do të na shërbejë më shumë për një reflektim të tillë, por jo vetëm. Jo shumë fëmijë si unë, që lëvizin me karrocën e tyre ndihmëse, e shijojnë mësimin si unë çdo ditë, apo kanë miq si unë që kam Adrijanin. Dhe nëse sot ju duket vështirë juve të qëndroni në karantinë, paramendojeni si ndihen gjithë miqtë e mi që jetojnë me aftësi të kufizuar dhe detyrohen të jetojnë kështu për tërë jetën e tyre, të mbyllur e të distancuar socialisht.

Ma thoni, si ju duket?

Ndoshta këto ditë do të ju ndihmojnë të gjithëve, politikanë e shoqëri, që të reflektojnë mbi këtë, sidomos mbi këtë, dhe të bëjnë më shumë për përfshirje të fëmijëve që jetojnë me aftësi të kufizuara në arsim dhe jetë shoqërore, të ua mundësojnë këtë si çdokujt tjetër.

Dhe po, mezi po pres të pres atë, të dalë nga karantina ime e të bashkohem me miqtë e mi në shkollë dhe mezi pres të shoh ditën kur përnjëmend të gjithë do të dalin, pa dallim, nga karantina sociale që kemi krijuar jo sot por me dekada për fëmijët që jetojnë me aftës të kufizuar. Deri atëherë, rrini në shpi, duajeni njëri-tjetrin, lajini duart dhe saherë që mërziteni për të dalë jashtë shtëpisë ndaluni, dhe bëni atë që do të duhej të bënim çdo ditë – mendoni edhe për të tjerët.

I juaji, Rijadi.

Rreth Rijad Mehmetit:

Rijad Mehmeti është 14 vjeçar nga fshati Bardhosh i Prishtinës dhe jeton me paralizë cerebrale. Rijadi është avokues i fëmijëve, sidomos atyre që jetojnë me aftësi të kufizuara. Ai është pjesë e grupit referues të të rinjve që ndihmojnë UNICEF-in për implementimin e pesë prioriteteve të zyrës bazuar në nevojat e fëmijëve në Kosovë. Para dy viteve Rijadi ka mbajtur një fjalim në parlamentin Evropian ku pati ngritur shqetësimet e tij para deputetëve evropian në lidhje me gjendjen dhe nevojat e fëmijëve që jetojnë me aftësi të kufizuara.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori