LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Tetovës përmes platformës online e zhvillon rregullisht procesin mësimor

Universiteti i Tetovës përmes platformës online e zhvillon rregullisht procesin mësimor

Covid – 19 dhe shpallja e pandemisë botërore e ka pezulluar punën e shumë institucioneve shtetërore në mbarë botën përfshirë edhe institucionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në këto kushte, shumë institucione arsimore në vend i kanë marrë masat që ta vijojnë punën e tyre në forma dhe metoda alternative duke shfrytëzuar në maksimum teknologjinë informative.

Me qëllim të ruajtjes së vazhdimësisë së procesit mësimor – shkencor 2019/2020, Universiteti i Tetovës tashmë disa javë me radhë e aplikon sistemin online të realizimit të veprimtarisë së tij. Zyra për arsim e UT-së, njofton se në të gjitha fakultetet tona procesi mësimor zhvillohet përmes platformës online dhe kjo formë e mësimdhënies është përkrahur nga pjesa dërmuese e studentëve dhe e mësimdhënësve tanë.

Falë funksionalizimit të këtij sistemi, pedagogët e trembëdhjetë fakulteteve të Universitetit të Tetovës, tanimë në mënyrë të rregullt i zhvillojnë ligjëratat, ushtrimet si dhe mbrojtjen e temave të diplomimit, në ciklin e parë, të dytë dhe të tretë, sipas kritereve të caktuara.


Këtë formë të ligjërimit, ne e kemi aplikuar edhe më herët, me theks të veçantë, në: angazhimin e profesorëve vizitues nga universitete prestigjioze ndërkombëtare, prezantimin e studimeve shkencore në forume, tryeza dhe konferenca e simpoziume shkencore, pjesëmarrjen në programet arsimore ndërkombëtare, etj.

Historiku dhe rrethanat e themelimit të UT-së na bëjnë të besojmë se jemi të kalitur për ta tejkaluar edhe këtë situatë. Këto ditë të vështira në të cilat po kalon bota, gjithnjë e më shumë na kanë bindur se betejat jetësore do t’i fitojë arsimi dhe shkenca.

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori