LAJMI I FUNDIT:

Kompany ofron që t’ua paguajë pagat lojtarëve të Anderlecht nëse këta të fundit refuzojnë t’i ulin ato

Kompany ofron që t’ua paguajë pagat lojtarëve të Anderlecht nëse këta të fundit refuzojnë t’i ulin ato

Vincent Kompany ka ofruar të paguajë pagat e lojtarëve të Anderlechtit, nëse këta të fundit refuzojnë të heqin dorë nga paga e tyre në mes së pandemisë së coronavirusit.

Kompany që është trajner dhe futbollist në Anderlecht, u ka dhënë lojtarëve mbështetje financiare, me shumë klube që duan t’i ulin pagat.

Anderlecht u ka kërkuar lojtarëve të ulin pagat – duke hequr dorë nga një pagë.


Por Kompany ka ofruar shlyerjen e pagave nëse lojtarët nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë, sipas lajmeve në Belgjikë.

Lojtarëve të Anderlecht thuhet se iu është thënë se “zgjedhja është e tyre”, kur iu kërkua ulja e pagave.

Klubet në të gjithë botën po përpiqen të qëndrojnë gjallë, me mënyra të ndryshime, kur dihet që harxhimet e tyre janë të mëdha me miliona euro. /Telegrafi/