LAJMI I FUNDIT:

Nostalgjia dhe dilemat mbas koronavirusit

Nostalgjia dhe dilemat mbas koronavirusit
Bajram Mjeku

Mjekët thonë se kur njeriu vjen rreth të pesëdhjetave, shëndeti rrezikohet më së shumti, mbasi organizmi provon rigjenerimin. Kam fituar bindjen se në këtë moshë, njëfarë rigjenerimi pëson edhe truri i njeriut, duke u shtuar edhe ndjenja e nostalgjisë.

Shkrimtari i shquar çek, Milan Kundera, gjithë opusin e tij të magjishëm e ka ndërtuar pikërisht mbi nostalgjinë, madje ai shkruan me njëfarë nostalgjie të trishtë edhe kur atdheu i tij u shtyp nga tanket ruse në vitin 1968.

Tetorin e vitit të kaluar më pushtoi nostalgjia për vendlindjen, më saktë për rajonin e Artakollit, të cilin nuk e kisha eksploruar më shumë se tridhjetë vite. Koha ishte ideale dhe me diell, derisa pasioni për ta rinjohur vendlindjen dhe njerëzit me të cilët kisha kaluar një pjesë të jetës, më mbërtheu si asnjëherë më parë.


Nuk dëshiroja të shoqërohesha me askend dhe kisha ndjesinë se vetmia do të ishte prehja ime më e mirë. Kur mbërrijta në vendlindje, me vete mora gjithçka që më duhej, por doli se kisha gabuar me ujin. Malet e Qyqavicës janë të thata, por unë i mbaja mend krojet e rralla ku mund të pija ujë. Në vend të ushqimit të zakonshëm, ushqehesha me pemë që kishte me bollëk gjithandej katundeve të bukura që shtrihen rrëzë Qyqavicës, por aty ku e mbaja mend kroin e parë, ndodhi e papritura. Pak vite më parë ishte asfaltuar rruga që lidhë vendlindjen me Drenicën e Pashës dhe kompania që kishte ndërtuar rrugën e kishte shkatërruar kroin! Vetëm atëherë kur vendos të eksplorosh cilëndo hapësirë të Kosovës së bukur, sheh se flora dhe fauna janë dy specie në zhdukje dhe vetëm atëherë vjen në përfundim sa e vrazhdë dhe e pakujdesshme është dora e njeriut tonë.

Por, ishte një tjetër krua që gjendej disa milje larg vendlindjes time, i cili ishte bërë me nam në vitet shtatëdhjetë, kur isha fare fëmijë. Mbasi për shkak të atij kroi ishin thurur dhjetëra legjenda, këmbët padashur më dërguan atje. Në katundin (që në këtë rast për shkak të ndjeshmërisë nuk dua t’ia përmend emrin), mbërrijta në orët e mbasditës. Kur mbërrijta në lagjen kur dyzetepesë vjet më parë kishte ndodhur tragjedia, mbasi për shkak të kroit ishin vrarë e plagosur njerëz, u ndjeva i trishtë. Në lagjen me rreth dyzet shtëpi të reja dhe të ngritura në tridhjetë vitet e fundit, nuk jetonte askush! Në kopshtet e të gjitha shtëpive shquheshin ftonj të egër e të mëdhenj dhe mollë e dardha të bukura bio, të cilat duke qenë me bollëk, ishin tengërlitur deri në rrugën ku po kapërceja. Për habinë time, heshtjen funebre e thyente vetëm gurgullima e ujit të kroit për të cilin ishin vrarë e plagosur njerëz, por asnjëri nga ata banorë nuk jetonte aty!

Tragjedia nuk kishte ndodhur për mungesë uji, por për krenari primitive, mbasi kroi jo vetëm kishte ujë të bollshëm për dy familjet e përgjakura dikur, por për gjithë katundin. A thua cili nga banorët e këtij katundi, do të kishte menduar se jo më larg se tridhjetë vjet më vonë, jo vetëm do ta braktisnin kroin, por edhe të gjitha shtëpitë e bukura, në kërkim të një hapësire të re?! Që të kuptohemi më saktë, braktisje të këtilla kanë ndodhur dhe po ndodhin në dhjetëra katunde gjithandej Kosovës…

Para pak ditësh, u mrekullova me një kolumne sa të gjatë e po aq të thellë dhe sa humane e po aq njerëzore të shkrimtarit hebraik, Youval Noah Harari. Në dilemën e tij me titull “Bota pas koronavirusit”, shkrimtari hebraik kishte trajtuar shumë çështje interesante, të cilat pikërisht në këtë kohë, kur pandemia globale është duke kërcënuar mijëra jetë njerëzish gjithandej globit, na vë para dilemave të mëdha. Shkrimtari hebraik shtron dilemën, si do të jetë jeta jonë dhe si do të duket bota pas “epokës” së koronavirusit?

Kjo është dilema e këtyre ditëve që më provokon më së shumti, se ku do të jemi dhe si do të gjendemi ne shqiptarët, mbasi të përfundojë ky cikël i rrezikshëm, të cilin unë kam nisur ta quaj “kolera e radhës”.

Të gjithë popujt mbas çdo lufte janë këndellur, edhe kur kanë pësuar tragjedi të mëdha në njerëz dhe mbasi kanë humbur pasuri marramendëse, por kjo nuk ndodhi me shqiptarët mbas luftës së fundit në Kosovë. Kur ishim në gjendje okupimi, secili prej nesh në imagjinatën tonë disejnonim të ardhmen e bukur të Kosovës. Pikërisht më 12 qershor të vitit ’99, kur ndodhi kthesa e madhe me hyrjen e forcave të Aleancës veriatlantike në Kosovë, në vend se të ndodhte mrekullia për ndërtimin e vendit, fatkeqësisht ndodhi ajo që nuk e priste asnjeri. Turma njerëzish ia mësyen të plaçkitnin gjithçka që kishin përpara dhe të shkatërronin edhe atë pak kulturë e trashëgimi për mirëqenie e shtetndërtim. Njerëzit e ndershëm dhe dinjitoz, për të parën herë në jetën e tyre nisën ta ndjejnë veten të huaj në atdheun e tyre dhe u ndjenë të padobishëm për të bërë diçka të mirë për vendin e tyre.

Urojmë që fatkeqësinë e koronavirusit ta kalojmë me humbje sa më të vogla në njerëz dhe urojmë që mbas “kolerës së radhës”, të na shkrepë fati në fatkeqësi.
Mbas fitores kundër koronavirusit, gjithçka është e mundur!

Në trend

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Kalo në kategori