LAJMI I FUNDIT:

Kthehet i ftohti, borë dhe ngrica deri të premten

Kthehet i ftohti, borë dhe ngrica deri të premten
Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve të parashikimit do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Dita e parë e prillit parashihet të shoqërohet me reshje shiu dhe bore, ndërsa kjo situatë meteorologjike me masa të ashpra nga veriu, do të ndikoj në uljen e temperaturave minimale duke bërë që në ditët e ardhshme, pas ditës së martë përpos borës, parashihen edhe ngrica të lehta.


Nga dita e martë, masat e ashpra të ajrit, të cilat vijnë nga pjesa veriore e kontinentit, do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Sipas IHK-së, borë parashihet të bie, fillimisht në pjesën e Dukagjinit dhe pastaj të njëjta kushte do ta përfshijnë edhe pjesë tjetër të territorit.

Të mërkurën temperaturat do të ulen dukshëm për shkak të reshjeve të parashikuara të borës.

Vlerat e lehta negative parashihen të vazhdojnë deri të premten.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe në intervale të shkurta edhe nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s.

Kushtet bio-meteorologjike do të jenë relativisht të mira, sa i përket cilësisë së ajrit, për shkak të qarkullimit të mirë të masave të ajrit të shoqëruara edhe nga elementet tjera meteorologjike, ndërsa këto vlera negative të temperaturave të parishikuara, nuk do të jenë në favor të pemëtarisë, sidomos te ato pemë që janë në fazën e lulëzimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori