Si mund të ndihmojë mënyra e thjeshtë e meditimit që të përballemi me stresin në kohën e pandemisë
Njerëzit brengosen për shëndetin dhe ndiheni në ankth për shkak të ciklit të pandërprerë të lajmeve të këqija
Mirëpo, stresi psikologjik mund të dobësojë shëndetin tuaj të përgjithshëm, theksojnë ekspertët. Gjithashtu, stresi mund të pengojë imunitetin e fuqishëm i cili ju nevojitet që të mos sëmureni, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Një ndër mënyrat më të lehta për zvogëlimin e stresit është funksionimi i thjeshtë i kujdesit për frymëmarrjen, duke pasur parasysh që ajo është formë e meditimit për fillestarët në nivelin të cilin çdokush mund ta bëjë.
Ithtari i mjekësisë alternative, doktor Deepak Chopra, ka zbuluar disa mënyra si të ushtrohet meditimi i frymëmarrjes në mënyrë që të zbusim stresin dhe të qetësojmë mendjen tonë.
Sipas shkollës mjekësore të Harvardit, për meditimin e frymëmarrjes është e nevojshme ose të uleni dhe të ndiheni rehat, të qëndroni apo të ecni në ambient me pengesa minimale.
Shumica më me dëshirë ulen. Nëse qëndroni ulur, më parë fokusohuni në qëndrimin e drejtë. Derisa bëheni të vetëdijshëm për hapësirën në të cilën gjendeni dhe uleni rehat, merrni frymë thellë disa sekonda, propozon Chopra.
Pastaj, ngadalësoni frymëmarrjen, duke marrë frymë thellë duke numëruar deri në gjashtë. Bëni pauzë dy sekonda. Nxirrni frymën deri sa të numëroni në katër. Pastaj përsëriteni këtë metodë gjashtë-dy-katër të frymëmarrjes dy minuta.
“Qëllimi është vërtet të merrni frymë nga diafragma, për dallim nga frymëmarrja e cekët nga gjoksi”, ka thënë Vaile Wrihg, psikologe dhe drejtoreshë klinike e hulumtimit dhe cilësisë pranë Shoqatës Amerikane të Psikologjisë.
“Truku që të mësoni a po e bëni këtë veprim drejt apo jo është që t’i vendosni duart mu afër brinjëve në stomak. Kur të merrni frymë do të duhej të ndienit se si ju zgjerohet trupi, pastaj përkuluni kur merrni frymë. Nëse qetësia e parë ju ndërpret mendimet tuaja, meditimi nuk është dështim”, ka shpjeguar Wright.
Qëllimi i meditimit është që të largohet vëmendja nga mendimet brengosëse të cilat i keni apo disa lloje të mendimeve, mendimeve katastrofike apo depresive mbi ndjenjën e vetmisë.
Kur të fokusoheni, ato mendime mundeni t’i largoni anash dhe t’i kontrolloni emocionet tuaja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë