LAJMI I FUNDIT:

Spitali i Pejës nga nesër fillon me projektin “Direkt me Doktorin”, pacientët mund të komunikojnë live me mjekun

Spitali i Pejës nga nesër fillon me projektin “Direkt me Doktorin”, pacientët mund të komunikojnë live me mjekun

Spitali i Përgjithshëm në Pejë me synimin që të jetë sa më afër pacientëve gjatë kësaj kohe të ballafaqimit me Pandeminë e Coronavirusit, dhe me qëllimin që qytetarëve tu jepen sa më shumë këshilla shëndetësore pa pasur nevojë që të dalin nga shtëpitë e tyre, fillon të realizojë projektin e emërtuar,,Direkt me Doktorin” në kuadër të cilit Mjeku Specialist do tu përgjigjet direkt pyetjeve të pacientëve në faqen zyrtare të Spitalit në Facebook.

“Projekti fillon nga dita e nesërme e martë 31.03.2020 nga ora 9 dhe Mjeku i parë që do të jetë live në Facebook me pacientët është Infektologu Dr.Zenel Shatri.

Është zgjedhur qëllimisht Facebooku si mënyrë e komunikimit me qëllim që sa më lehtë të mund të kenë qasje pacientët apo qytetarët të cilët pyetjet mund ti drejtohen me shkrim gjatë transmetimit Live në Facebook apo përmes SMS në numrin e telefonit: 045/126111”, thuhet në njoftimin për media.


Orari i kësaj jave për komunikim online me Doktorin është:
Të martën 31.03.2020 ora 9 Dr.Zenel Shatri – Infektolog
Të mërkurën 1.04.2020 ora 9 Dr.,Muhamet Haliti – Psikiatër
Të enjtën 2.04.2020 ora 9 Dr. Fahri Hasani – Pulmolog
Të premtën 3.04.2020 ora 9 Dr. Sali Shala Internist – Kardiolog

Gjatë javës tjetër do të vazhdohet me Mjek të tjerë Specialist. Mediat lokale të Rajonit të Pejës janë ftuar dhe janë të mirëseardhura që ti bashkëngjiten këtij projekti në mënyrën që ata shohin interes përmes transmetimit në Radio, Tv apo Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori