LAJMI I FUNDIT:

Anëtarësimi në NATO do të ndihmojë edhe në tejkalimin e krizës së pandemisë

Anëtarësimi në NATO do të ndihmojë edhe në tejkalimin e krizës së pandemisë

Anëtarja më e re e NATO-s, Maqedonia e Veriut po i përgjigjet krizës së pandemisë, COVID 19 përmes sistemit të përbashkët të NATO-s, të njohur si Sistemi Komandues i Incidenteve të Gjeneratës së Ardhshme (NICS) duke bashkëpunuar ndër tjerash me Departamentin e Shtetit Amerikan për Siguri Kombëtare, Bosnje Hercegovinën, Kroacinë dhe Malin e Zi.

Me ndihmën e këtij sistemi, Qendra e Menaxhimit me Krizat ka mundësi t’i ofrojë qytetarëve të dhëna në kohë reale për pandeminë si dhe t’i drejtojnë aty ku duhet për ushqim e barëra. Sistemi iu mundëson institucioneve shtetërore dhe organizatave si Kryqi i Kuq të koordinojnë aktivitetet në mënyrë sa më efikase që është e mundur.

“Si anëtare e Aleancës së NATO-s, shteti ynë veçmë e shfrytëzon Sistemin për komandim të incidenteve të Gjeneratës së Ardhshme të NATO-s, që ta koordinojë përgjigjen e saj ndaj krizës, COVID 19 dhe t’i sigurojë opinionit të saj informacione dhe këshilla në kohë reale – deklaroi Lupço Nikollovski, sekretar i përgjithshëm i LSDM.


Nën hijen e pandemisë, të premten u zyrtarizua anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në aleancën politike-ushtarake më të fuqishme në botë, ndërsa flamuri i shtetit do të vihet në shtizë pranë selisë së saj. Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo tha se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut do të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, duke dëshmuar njëkohësisht se dera e NATO-s është e hapur për të gjitha shtetet aspiruese që i përmbushin kushtet dhe standardet. Ndërsa Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha se pas anëtarësimit në NATO vendi duhet të anëtarësohet edhe në BE.

“Urime Maqedonisë së Veriut anëtarësimi i merituar në NATO. Tani pres të punojmë edhe më shumë me Maqedoninë e Veriut gjatë negociatave për anëtarësim në BE, pasi shtetet anëtare këtë javë dhanë dritë jeshile për fillimin e negociatave. E ardhmja e saj është në BE -tha Ursula Von Der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

Ndonëse me status të shtetit kandidat që nga viti 1999, anëtarësimit në NATO i hapi rrugë Marrëveshja e Prespës e vitit 2018, e cila i dha fund kontestit rreth emrit mes Maqedonisë e Greqisë. Spanja ishte shteti i fundit anëtar që e ratifikoi Protokollin për anëtarësim, ndërsa për shkak të rrethanave në vend, më 11 shkurt Kuvendi e ratifikoi para kohe Marrëveshjen Veriatlantike.

https://www.youtube.com/watch?v=p5TwsJ2taBw&feature=emb_title

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfilli urdhrin e Gjykatës për intervistim, Zyra e Kryeministrit del me një sqarim

Kurti shpërfilli urdhrin e Gjykatës për intervistim, Zyra e Kryeministrit del me një sqarim

Lajme
BE-ja thotë se Serbia po e shkel Marrëveshjen me Kosovën me sjelljen e saj në KiE

BE-ja thotë se Serbia po e shkel Marrëveshjen me Kosovën me sjelljen e saj në KiE

Lajme
Ndalohet importi i kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria pas shpërthimit të sëmundjes ‘’Afta Epizootike’’

Ndalohet importi i kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria pas shpërthimit të sëmundjes ‘’Afta Epizootike’’

Lajme
Tre aktivistë të LVV-së dënohen me nga 6 muaj burgim, Manxhuka shpallet i pafajshëm

Tre aktivistë të LVV-së dënohen me nga 6 muaj burgim, Manxhuka shpallet i pafajshëm

Drejtësi
Dyshime për vendosjen e një kamere ilegale në ShFMU “Astrit Bytyqi” në Ferizaj,  AIP flet për rastin

Dyshime për vendosjen e një kamere ilegale në ShFMU “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, AIP flet për rastin

Lajme
Kongresisti amerikan kërkon shkarkimin e zyrtares që kishte shkruar “bëje Kosovën Serbi sërish”

Kongresisti amerikan kërkon shkarkimin e zyrtares që kishte shkruar “bëje Kosovën Serbi sërish”

Lajme
Kalo në kategori