LAJMI I FUNDIT:

Lufta me coronavirusin, 250 vullnetarë janë angazhuar për të ndihmuar sistemin shëndetësor në Kosovë

Lufta me coronavirusin, 250 vullnetarë janë angazhuar për të ndihmuar sistemin shëndetësor në Kosovë

Në vijën e parë të frontit, në luftë me pandeminë që ka kapluar botën, në Kosovë janë edhe një grup prej 250 vullnetarësh, të cilët angazhuar për të ndihmuar në të gjitha institucionet ku po menaxhohet gjendja për parandalimin e përhapjen e virusit COVID-19, i njohur si coronavirus.

Një njoftim për punën e përkushtimin e vullnetarëve, e ka bërë edhe drejtori i informimit në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti përmes një postimi në Facebook.


Ai ka bërë publike disa fotografi të këtyre vullnetarëve të cilët shërbejnë në qendrën e studentëve, të cilët po përkujdesen për mbi 300 qytetarë që janë aty, të vendosur në karantinë.

“Nuk po ua shihni fytyrat. Por, fytyra e tyre e vërtetë është humanizmi. Janë grupi i vullnetarëve të angazhuar për të ndihmuar institucionet në menaxhimin e karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, duke u përkujdes për mirëqenien e mbi 300 qytetarëve të vendosur në këtë qendër”, shkruan Hoti.

Hoti bëri të ditur, se janë 250 vullnetarë që tani po veprojnë në IKSHPK, në Klinikë Infektive, nëpër Qendra të Mjeksisë Familjare dhe kudo ku është e nevojshme.

“Ata, sfidojnë rrethanat, kanë mposhtur frikën dhe i shërbejnë qytetarit, familjes dhe shtetit të vet në këtë kohë të vështirë. Dhe, nuk janë pak. Rreth 250, deri tash… Shumë prej tyre janë në veprim: Në IKSHPK, në Klinikën Infektive, në Viti, në Han të Elezit, në Prishtinë, në Pejë, kudo ku e kërkon nevoja”,shkruan Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori