LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën infektive 32 pacientë të shtrirë me COVID-19, një tjetër në pritje të rezultateve

Në Klinikën infektive 32 pacientë të shtrirë me COVID-19, një tjetër në pritje të rezultateve

Në Klinikën Infektive janë të shtirë 32 pacientë me COVID-19, ndërsa një tjetër është në pritje të rezultatit laboratorik.

Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 25 pacientë janë në gjendje stabile shëndetësore, ndërsa shtatë janë me oksigjeno-terapi.

“Pacientë të shtrirë në klinikë, të vërtetur me Covid 19 janë: 32,  25 pacientë në gjendje stabile shëndetësore, ndërsa 7 pacientë me oksigjenoterapi”, shkruan Hoti.


Sipas tij, një pacient tjetër është në pritje të rezultatit laboratorik për Covid-19.

Ndryshe, deri tani gjithsej me coronavirus në Kosovë janë konfirmuar 71 persona. /Telegrafi/