LAJMI I FUNDIT:

Seanca për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë mbahet pa praninë e medieve

Seanca për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë mbahet pa praninë e medieve

Seanca për votim të mocionit të mosbesimit inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për rrëzimin e Qeverisë Kurti do të mbahet të mërkurën në ora 11:00, pa prezencën e medieve në sallë.

Kështu kanë njoftuar nga Kuvendi i Kosovës, duke sqaruar se kjo bëhet për shkak se duhet të vihet në dispozicion e gjithë hapësira e Kuvendit për deputetët të cilët duhet të mbajnë distanvë rreth dy metra nga njëri-tjetri në bazë të rekomendimeve të IKSHPK-së në këtë kohë pandemie.

Meqë pjesëmarrja e të gjitha medieve do të jetë e pamundur, Kuvendi do të transmetoj seancën në /kanalin zyrtar në Youtube dhe do ta transmetoj në televizionin publik. /Telegrafi/