Zvogëloni alkoolin në kohën e pandemisë së coronavirusit: Imuniteti i dobët ju bën më pak rezistues ndaj viruseve
Në periudhën e pandemisë është e zakonshme që të ndiheni në anksiozitet, duke pasur parasysh që rekomandimi i përgjithshëm është që të qëndroni në shtëpi dhe të mos dilni pa pasur nevojë të domosdoshme
Shumica do të marrin gotën me pije alkoolike në mënyrë që të relaksohen dhe qetësohen derisa presin lajmet e radhës lidhur me situatën aktuale delikate në të cilën është gjendur e gjithë bota, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, kjo nuk është ide e mirë.
Jo vetëm që përdorimi i alkoolit kundër anksiozitetit nuk është i mirë për shëndetin tuaj mendor, por ekspertët thonë që në atë mënyrë mund të dobësoni sistemin tuaj të imunitetit, ndërsa kjo është më e pakta që dëshirojmë të bëni gjatë pandemisë globale.
– Konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit mund të shkaktojë dëmtime të qelizave imunitare në mushkëri dhe në sistemin e sipërm respirator – shpjegon dr. Aragona Giuzeppe dhe shton që mund të rrisë rrezikun nga zhvillimi i tuberkulozit, inflamacionit të mushkërive dhe problemeve respiratore, ndërsa të mos përmendim që jeni të rrezikuar nga viruset.
Alkooli ndikon në barrierën e zorrëve dhe mundëson që më shumë baktere të kalojnë në gjak, ndërsa kjo, nga ana tjetër, shkakton shkatërrimin e tri llojeve të qelizave të sistemit tuaj të imunitetit, makrofagët dhe qelizat T dhe C.
Makrofagët e qelizave qëndrojnë në linjën e parë të mbrojtjes së organizmit nga sëmundjet. Ato shkatërrojnë çdo gjë atje ku nuk do të duhej të ishin dhe mbrojnë trupin tuaj nga patogjenët.
Qelizat T janë antitrupa për sëmundje specifike, sepse dinë saktësisht si t’u kundërvihen llojeve specifike të viruseve. Kur këto qeliza shtypen, sistemi juaj i imunitetit është më pak efikas në identifikimin dhe shkatërrimin e patogjenëve.
Jini të matur në gjithçka edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe përkushtojuni pasionit tuaj apo gjërave në të cilat kënaqeni, por të cilat nuk dëmtojnë organizmin tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'