Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) i është bashkëngjitur reagimeve të organizatave tjera të shoqërisë civile dhe prezencës ndërkombëtare për sa i përket zhvillimeve të fundit politike e të sigurisë.
QKSS përmes një kumtese thotë se “duke marrë shkas situatën nëpër të cilën po kalon vendi dhe qytetarët, më saktësisht gjendjen emergjente të shpallur tashmë për shëndetin publik në Kosovë si pasojë e virusit COVID-19, mendojmë se ajo që më së paku aktualisht i nevojitet vendit dhe qytetarëve është krijimi i një krize të re institucionale. Kjo do të ndikonte negativisht në qeverisjen e mirë, më saktësisht në luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar, sundimin e ligjit, zhvillimin socio-ekonomik dhe do të dobësonte njëkohësisht pozicionin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar”.
QKSS thotë se shoqëria kosovare pret nga udhëheqësit e të gjitha institucioneve të Kosovës, përfshirë edhe ata të subjekteve politike, të jenë të matur, të përgjegjshëm dhe veprojnë në përputhje me mandatin dhe legjitimitetin që kanë marrë nga qytetarët. Kjo, po ashtu, përfshinë, edhe veprime të arsyeshme e të përgjegjshme për tejkalimin e kësaj gjendjeje që nuk ka prekur vetëm Kosovën, por të gjitha vendet e botës.
“Andaj, duke u nisur nga rrethanat e përmendura më lartë, përpjekjet për inicimin e mocionit kundër Qeverisë në momentin e pikërishëm do të ishin joproduktive me potencial nxitjen e pasigurisë tek shoqëria në përgjithësi, si dhe tek qytetarët e Kosovës në veçanti, të cilat edhe ashtu janë të shqetësuar me të drejtë nga situata e rëndë me pandeminë COVID-19. Po ashtu, ne druajmë që përkeqësimi i situatës politike do të mund të manifestohej në forma të trazirave ku pjesë të caktuara të popullatës do të mund të përdoreshin në dëm të sigurisë dhe stabilitetit. Në këtë drejtim, u bëjmë thirrje udhëheqësve politikë dhe institucionalë të veprojnë konform situatës së krijuar në drejtim të adresimit të shqetësimeve të qytetarëve dhe të mos prodhojnë pasiguri tek shoqëria”.
Gjithashtu, QKSS përshëndet masat e ndërmarra së fundmi nga Qeveria e Kosovës për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit dhe menaxhimit më të mirë të pandemisë.
“Kjo masë konsiston në një kufizim të qarkullimit si një domosdo në funksion të një të mire të përbashkët dhe nuk duhet të interpretohet nga prizmi klasik i derogimit të të drejtave për liri të lëvizjes në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Në këtë kohë të pandemisë bëjmë thirrje për koordinim dhe bashkëpunim sa më të mirë institucional për menaxhimin e situatës. Është jetike që të rritet gatishmëria parandaluese dhe vepruese e organeve relevante dhe të mobilizohet një spektër sa më i madh i mekanizmave dhe individëve me qëllim të minimizimit të pasojave shumëdimensionale të COVID-19. Konsiderojmë që në ditët në vijim do të lypset angazhimi më i madh i njësiteve të specializuara të FSK-së si asistencë organeve të rendit dhe atyre të shëndetësisë’, thuhet në komunikatën e QKSS. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore