LAJMI I FUNDIT:

Pesë truqet më të mira për larje dhe hekurosje të rrobave!

Pesë truqet më të mira për larje dhe hekurosje të rrobave!

Mësoni edhe si t’ia ktheni formën origjinale kapelës së shtrembëruar, ndërkaq rrobave të rrudhura madhësinë origjinale të tyre

Po ju paraqesim truqet më të mira për larjes dhe hekurosjes së rrobave, ndër të cilat janë edhe mënyra si t’ia ktheni formën origjinale kapelës së shtrembëruar, si edhe ta ktheni ngjyrën rrobave të zverdhura! – transmeton Telegrafi.

1. Si të mos rrudhen rrobat


Qitni disa kube akulli në makinën e tharjes së rrobave dhe aktivizoni programin e mesëm rreth 15 minuta. Akulli do të shkrihet dhe do të shndërrohet në avull i cili do të neutralizojë të gjitha rrudhat në rroba.

2. Kthejani formën origjinale kapelës

Lëreni uji të vlojë në një tenxhere të vogël, dhe ulni temperaturën dhe vendoseni kaçkëtën apo kapelën si kapak. Avulli do t’ia kthejë formën origjinale! Shikoni që kapela të përputhet me perimetrin e tenxheres.

3. Kripa kthen ngjyrën e zverdhur

Në kazan shtoni 150 g kripë dhe lani rrobat në mënyrë të zakonshme. Kjo është metodë tërësisht e sigurt dhe mund ta përdorni me rastin e çdo larjeje, por mos përdorni kripë të trashë deti. Pos për ngjyrën, kripa do t’i zhdukë edhe njollat, posaçërisht ato nga djersa, myku apo gjaku.

4. Jaka nën pe

Madje edhe kur të hekuroset mirë, jaka e këmishës nuk duket gjithmonë bash perfekt. Në këtë rast mund t’ju ndihmojë hekuri i flokëve! Vetëm kujdesuni që të mos e mbani jakën në presë tepër gjatë, në mënyrë që të mos digjni pëlhurën.

5. Ktheni madhësinë origjinale rrobave të pambukta të cilat janë rrudhur

Njomni rrobat e rrudhura në legen në ujë të vakët dhe shtoni dy lugë shampon të bebeve. Lini të qëndrojnë gjysmë ore.

Shtrini pjesë pas pjese rrobat rrafsh në peshqir, pastaj mbështillni që të qëndrojnë të njomura. Pastaj me kujdes hiqni nga peshqiri rrobat dhe lini rrafsh të shtrira derisa të thahen. Do të duhej të kthehen në madhësinë origjinale. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

A e dini se...
Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet

Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet

A e dini se...
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit

Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit

Astrologji
Temperatura ideale që duhet ta keni gjatë dimrit në dhomën tuaj të gjumit

Temperatura ideale që duhet ta keni gjatë dimrit në dhomën tuaj të gjumit

A e dini se...
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Shenjat e horoskopit që nuk kanë vetëbesim

Shenjat e horoskopit që nuk kanë vetëbesim

A e dini se...
Kalo në kategori