Sado dramatike të jetë situata, s’na mbetet gjë tjetër veçse të zbatojmë rregullat dhe të përshtatemi me to!
Sigurisht, e mira është që humori të na shoqërojë edhe në skenarët më të këqij, kështu që flasim pak për karantinimin me prindërit.
Si kurrë më parë tani jeni 24/7 me prindërit. Ata janë më të lumtur se kurrë që më në fund po qëndrojnë pranë jush, por hmm, s’mund të themi të njëjtën gjë për palën tjetër.
Ka ca situata, që gjatë këtyre ditëve i është dashur të gjithëve të kalojnë.
1. Ç’do 5 minuta dëgjohet një zë: “Hiqe telefonin nga dora! Jeto me realitetin!”
Prindërit kanë një problem të madh kur shohin “fëmijët” me telefona në duar. Nuk ka rëndësi sa vjeç je, ajo fjali përsëritet pa pushim. Në mos njëherë, herën tjetër do të duhet të heqësh sepse, je në karantitnë dhe s’ke ku shkon!
2. Oh, do të të pyesin gjithë lezet se ç’bëhet me jetën romantike
Mami dhe babi janë aleatë këto ditë. Njëri hedh një fjalë, tjetri e pret. A do kemi ndonjë fejesë pas karantinës? Po hë nga është? Si? Qysh?
3. Sherret për televizorin
Të ftojnë gjithë kohës të dalësh nga dhoma dhe t’i bashkohesh pjesës tjetër në sallon dhe pastaj nis sherri. Babi do lajme, ti jo. Pulti s’ka shans të jetë diku tjetër veçse në duart e tij. S’bini dakord për çfarë do shihni as nëse atë e ka zënë gjumi. Koha për t’u kthyer në dhomë.
4. Mami të shfrytëzon në maksimum për ta përditësuar me gjithë rrjetet sociale
Ajo do të bëhet mjeshtre e WhatsApp-it, do dhe një llogari Instagram-i se kënaqet me meme. Kush e ka provuar këtë, e di ç’proces i ndërlikuar dhe stresues është. Shtoji kësaj, karantinën.
5. Nëse punon nga shtëpia, do të hyjnë 100 herë në dhomë
Të pyesin nëse do hash/pish ndonjë gjë dhe pastaj, kërkojnë të dinë me saktësi si duket puna jote nga afër.
6. Mos guxo të harrosh lëngun e portokallit dhe aq më tepër të pretendosh të shkosh ti në supermarket!
7. Punët e shtëpisë…
Karantina ndonjëherë është kaq e lodhshme!
8. Krejt papritur je kthyer në adoleshente
Ashtu je ndjerë dhe ti? E dimë!
9. Do të duhet të dëgjosh babin teksa mburret ndërkohë që sytë janë tek reagimet e mamit!
Babi nis kujton rininë, të tregon sa i zoti ka qenë dikur, sa i bukur dhe sa me fat je ti që ke një baba si ai. Mami ndërkohë tund kokën dhe është gati të kundërshtojë çdo germë që ai nxjerr nga goja.
10. Nuk i shpëton dot pyetjes: “Po rrogën ku e çove kaq shpejt?”
Ahh sikur ta dije!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTerapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha
Testi për konstatimin e shtatzënësisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime