LAJMI I FUNDIT:

Mustafa ka intensifikuar pagesat për fermerët përfitues nga viti 2019

Mustafa ka intensifikuar pagesat për fermerët përfitues nga viti 2019

Marrë parasysh gjendjen emergjente në të cilën po kalojmë dhe pas miratimit të buxhetit në Kuvendin e Kosovës, Ministri Mustafa ka kërkuar intensifikimin e realizimit të pagesave për fermerët përfitues të granteve dhe subvencioneve nga viti 2019.

“Saktësisht, gjatë kësaj jave janë realizuar pagesat për 33 fermerë përfitues të granteve në vlerë prej 642.909,89 euro dhe pagesat për 1.669 fermerë përfitues të subvencioneve në vlerë prej 1.812.977,06 euro. Pra, gjithsej janë realizuar pagesat për 1.702 fermerë në vlerë prej 2.455.886,95 euro”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/