LAJMI I FUNDIT:

Qeveria merr vendim që qytetarët që kanë mbetur jashtë Kosovës t’ju mundësohet ardhja

Qeveria merr vendim që qytetarët që kanë mbetur jashtë Kosovës t’ju mundësohet ardhja

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se në mbledhjen e saj të 12-të korresponduese, të ftuar nga kryeministri Albin Kurti, ka marrë vendim që qytetarët që kanë mbetur jashtë Kosovës, mund t’ju lejohet ardhje me leje të veçantë të ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, pas konsultimit me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrin e Ministrisë së Punëve te Jashtme dhe Diasporës.

“Sipas vendimit, ndryshohet dhe plotësohet pika 5. e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/09, të datës 13 mars 2020, ashtu që pas fjalëve “Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh por pa udhëtarë, që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova”, shtohen fjalët si në vijim: “Gjithashtu, përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me udhëtarë, të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës të cilëve ju pamundësua kthimi për shkak të Vendimit të lartpërmendur të Qeverisë Nr. 01/09, apo staf diplomatik të akredituar në Republikën e Kosovës, të cilave linja mund t’ju lejohet ardhje me leje të veçantë të ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, pas konsultimit me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrin e Ministrisë së Punëve te Jashtme dhe Diasporës””, thuhet në njoftimin për media.

Obligohet Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe institucionet tjera relevante të kryejnë të gjitha procedurat për zbatimin e këtij vendimi. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori