Në fund të vitit 2002 shpërtheu SARS-i me pasoja të rënda akute në sistemin e frymëmarrjes, i ngjashëm me koronavirusin (pandemia e parë asokohe, në shekullin XXI që sapo kishte nisur). Nga Kina Jugore virusi u përhap në botën e globalizuar duke shkaktuar rreth 800 viktima. Por, Qeveria dhe Partia Komuniste në Kinë fillimisht e mbajtën të fshehtë përhapjen e sëmundjes. Sikurse zbuloi gazeta gjermane “Die Welt”, shërbimi gjerman i informimit, BND (Shërbimi federal i Informacionit) megjithatë kishte dijeni javë përpara se të jepej lajmi zyrtar për virusin SARS dhe përhapjen e tij. Këto informacione iu përcollën qeverisë dhe autoriteteve të shëndetësisë. Sipas informacioneve nga qarqet e sigurisë, BND asokohe kishte dëgjuar telefonatat dhe komunikimet e qeverisë kineze. Prej kësaj, agjentët gjermanë përfituan jo vetëm informacionin për sëmundjen, por edhe strategjinë fillestare të qeverisë kineze për ta mbajtur të fshehtë përhapjen e sëmundjes.
Sipas të dhënave aktuale nga mediat, në mënyrë të ngjashme veprojnë aktualisht kundër krizës së koronavirusit edhe shërbimet sekrete të ShBA-së: agjencia e lajmeve “Reuters” edhe “Yahoo News” njoftojnë njëzëri se drejtori i Shërbimit Kombëtar të Informacionit, në varësi të të cilit janë tërësia e 17 shërbimeve informative të ShBA-së e po ashtu edhe ai i Shtëpisë së Bardhë, mbledh dhe analizon të gjitha të dhënat aktuale për prejardhjen, zhvillimin, përhapjen dhe luftimin e virusit. Në asnjë mënyrë kjo nuk i është besuar vetëm shërbimit të njohur të ShBA-së të kundërzbulimit, CIA. Si një ndër vendet e pakta, ShBA ka një shërbim të vetin informativ për të dhëna mbi shëndetin dhe mjekësinë: Qendra Kombëtare e Inteligjencës për Mjekësinë (NCMI), që është në varësi të shërbimit ushtarak të inteligjencës DIA (Agjencia Inteligjente e Mbrojtjes).
Për të mbledhur informacione për koronavirusin, sikurse mësohet nga burime të informuara mirë, për këtë rast shërbimet e ShBA-së përdorin një gamë të gjerë mjetesh për përftimin e informacionit. Thënë më qartazi: për ta arritur këtë nuk analizohen e kërkohen vetëm informacionet relevante në të gjitha drejtimet si nformacione zyrtare, mediat, burimet online apo edhe rrjetet sociale. Por, shërbimet amerikane vënë në përdorim gjithë arsenalin e mjeteve të inteligjencës -nga ajri e imazhet satelitore, e deri tek informacioni i agjentëve dhe përgjimi i komunikimeve.
Ajo që u intereson në veçanti spiunëve, natyrisht vishet me mantelin e heshtjes profesionale. Parimisht, megjithatë duhet të merret parasysh që ShBA-ja akseset e veta të shërbimit të inteligjencës i vë në përdorim më intensivisht tani në krizën e koronavirusit kryesisht në Kinë dhe në Iran. Agjentët në udhëheqjen kineze apo informacionet në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë p.sh. mund të pyeten për shifrat e padeklaruara, rrugët e panjohura të përhapjes ose strategjitë për luftimin e virusit, e nëse përgjuesit amerikanë ndërhyjnë në komunikimin qeveritar, atëherë kjo do të thotë që tani dëgjohet veçanërisht me kujdes kur bëhet fjalë për koronavirusin.
Çfarë sjell kjo?
Spiunazhi dhe shërbimet sekrete nuk mund ta shërojnë koronavirusin dhe as ta ndalojnë atë. Por, ato mund t’u japin informacione më të mira vendimmarrësve dhe – në rastin më ideal – të mundësojnë vendime të informuara. Në këtë mënyrë mund të pakësohet pasiguria, mund të kuptohet më mirë se si përhapet sëmundja, mund të vlerësohen më mirë planet dhe kapacitetet për zbatimin e tyre në botën e jashtme. E, natyrisht synohet edhe që të vlerësohet dhe të kuptohet dëmi politik dhe ekonomik. Kjo ka të bëjë edhe me fushatat në rritje të dezinformimit dhe ashpërsimin gjithnjë e më shumë të akuzave të ndërsjella për fajin e përhapjes së pandemisë.
Në fakt, shërbimet sekrete në krizën e koronavirusit bëjnë të njëjtën gjë që ato e bëjnë gjithmonë: ato sigurojnë informacionin tek i cili normalisht nuk ka askush akses. Kjo vlen kryesisht për shtetet si Kina ose Irani, ndaj informacioneve zyrtare të të cilave në përgjithësi ka pak besim. E po ashtu edhe me mbylljet e kufijve, ndalim-qarkullimin, mbyllen njëkohësisht edhe kanalet zyrtare ose të hapura të informacionit dhe komunikimit. Shërbimet mirëfunksionuese të inteligjencës, në këtë rast ndihmojnë. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë