LAJMI I FUNDIT:

AKK njofton se deklarimi i pasurisë do të vazhdoj në mënyrë elektronike

AKK njofton se deklarimi i pasurisë do të vazhdoj në mënyrë elektronike

Agjencia kundër Korrupsionit ka njoftuar se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/9, për ndërmarrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19, për reduktimin e veprimeve esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç stafit të sektorit të shëndetësisë dhe të sektorit të sigurisë, do të vazhdoj punën bazuar ne vendimet dhe udhëzimet e institucioneve publike.

“Me këtë rast, Agjencia kundër Korrupsionit njofton të gjithë zyrtarët e lartë publik se për shkak të situatës së krijuar, nuk mund të pranojë deklarimin e pasurisë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zyrtarët e lartë apo personat e autorizuar në zyrat e AKK-së, ju lutemi të gjithë zyrtarëve të lartë publik që deklarimin e pasurisë ta bëjnë në mënyrë elektronike në adresën info@akk-ks.org, ndërsa formularët e deklarimit të pasurisë duhet të jene te nënshkruar dhe skanuar”, thuhet në njoftim.

Agjencia kundër Korrupsionit ka njoftuar se afati i deklarimit të pasurisë shtyhet edhe për një periudhë të pacaktuar, ndërsa për të gjitha ndryshimet, AKK, do të njoftojë me kohë opinionin dhe institucionet publike. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori