Qeveria e Republikës së Kosovës ka prodhuar dhe aprovuar praktikat, standardet dhe kriteret për shpërndarjen e fondeve publike për shoqërinë civile.
Në Mars 2017, Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Ministrinë e Financave përgatiten dhe publikuan Raportin për Ndihmën Financiare Publike për OShC-të nga institucionet e Republikës së Kosovës për vitet 2015-2016.
Për shumë analistë të politikave dhe aktivistë të shoqërisë civile, kjo është konsideruar si një sukses i madh politik, pasi që informacionet mbi financimin e qeverisë për shoqërinë civile nuk janë bërë asnjëherë publike në të kaluarën.
Për më tepër, në qershor 2017, Ministria e Financave ka krijuar një sistem transparent dhe të përgjegjshëm të hartuar për financimin e OShC-ve duke miratuar Rregulloren Nr. MF-04/2017 mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat Themelore për Financimin Publik të OJQ-ve. Kjo rregullore ka mundësuar një sistem të financimit publik për Organizatat e Shoqërisë Civile të bazuara në merita, duke përfshirë rregulla të përcaktuara qartë dhe transparencë si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal.
Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini theksoi se bashkë me “Ministrinë e Financave dhe të mbështetur nga Projekti i Asistencës Teknike i financuar nga Bashkimi Evropian kanë dhënë një kontribut të vazhdueshëm në avancimin e transparencës dhe përgjegjshmërisë në ofrimin e mbështetjes financiare publike për OShC-të gjatë tre viteve të kaluara. Ky kontribut është përqendruar në ofrimin e mbështetjes për zyrtarët publik, si dhe organizatat e shoqërisë civile përmes trajnimeve të përbashkëta dhe në vendin e punës, në funksion të zbatimit të saktë të rregullores nr. MF. 04/2017 “. Mirëpo përkundër kësaj ende ka sfida, kështu që Zyra për Qeverisje të Mirë/ Zyra e Kryeministrit inkurajon të gjitha institucionet publike të forcojnë mekanizmat e tyre edhe më shumë, në mënyrë që të zbatojnë kërkesat e legjislacionit dhe rregullores në fuqi që kanë të bëjnë me financimin publik të OSHC-ve.
Përmirësimi është i dukshëm në disa aspekte. Të dhënat tregojnë se mbështetja financiare publike e ofruar nga institucionet publike për OShC-të, përfshirë institucionet qendrore (Kuvendi, Presidenca, Zyra e Kryeministrit dhe Ministritë), agjencitë e pavarura dhe komunat për vitin 2019 është pothuajse 21 milion euro. Në krahasim me dy vjet më parë, ka një rritje prej 5 milion eurosh. Në nivelin e ministrive, shuma totale është 14 milion euro, dhe në nivelin e komunave 6,5 milion. Gjithashtu, agjencitë shtetërore kanë ofruar rreth 315.000 euro. Një numër i përgjithshëm prej 1.308 OShC kanë marrë mbështetjen e shtetit nga burime kombëtare dhe lokale. Numri i OShC-ve përfituese në nivelin lokal është më i lartë se numri në nivelin e qëndror. Qindra aktivitete u mbështetën në fusha të ndryshme. Në nivel kombëtar, kontributi ka qenë në fusha si: arsim dhe shkencë, zhvillim i qëndrueshëm, ekonomi, njerëz me aftësi të kufizuara, mjedis dhe natyrë, shërbime sociale, punësim, teknologji informacioni, energji, rini, barazi gjinore, mosdiskriminim, kulturë . Në nivelin komunal, përqendrimi i mbështetjes ishte në: sport, rini, të drejtat e fëmijëve, kulturën, artin, të drejtat e njeriut.
Për më tepër, transparenca dhe përgjegjshmëria e fondeve publike për OShC-të është forcuar edhe më shumë me krijimin e Platformës Online për Financim Publik, ku të gjitha të dhënat mund të gjenden me kërkim të lehtë në platformën publike ojqfinancime.rks-gov.net; Të gjithë qytetarët e interesuar mund të njihen me shumën e pranuar nga secila Organizatë e Shoqërisë Civile, me shumën e fondeve që secili institucion u ka ofruar OShC-ve dhe për çfarë qëllimesh janë shpenzuar paratë. Kjo do të kontribuojë në rritjen e besimit në institucionet publike dhe partneritetet me organizatat e shoqërisë civile, si dhe mund të frymëzoj qytetarët që të bëhen edhe më aktivë në shoqërinë civile dhe të kontribuojnë në dobi të komunitetit. Zbatimi i procedurave, kritereve dhe standardeve për transparencën, përgjegjshmërinë dhe konkurrencën do të mundësojë arritjen e objektivave të ardhshëm strategjik për transparencë dhe llogaridhënie.
Ky artikull është i sponsorizuar nga projekti “Mbështetje për implementimin e Strategjisë së Qeverisë për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe që implementohet nga WYG International dhe CESO Development Consultants. Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë
A po don me fitu ni Vespa?!
Reagimi publik nga KD Events & Communications: Prishtina Football Fest është e hapur dhe falas për të gjithë!
Një platformë që çdo prind duhet ta dijë: BrainHero.ai sjell botën e përrallave në shtëpinë tuaj!
Google Wallet tani në dispozicion për bartësit e kartelave në Kosovë
Për nder të 25 vjetorit, Al Trade Center ua dhuron falë 10% të banesës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Po shoqëronte kryeministrin hungarez drejt aeroportit të Shtutgartit pas ndeshjes në Euro 2024, humb jetën një polic gjerman
Tifozi shqiptar humbi rrugën mes spanjollëve, shikoni se si përfundoi
Arrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti
Merr fund aventura e Shqipërisë në Euro 2024, mposhtemi minimalisht nga Spanja
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Spanjë
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë