LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Detaje nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me përleshjen që ndodhi në rrugën Ilir Konushevci në Prishtinë, ku u plagos një person.

Policia ka njoftuar se si pasoj e mosmarrëveshjes të mëhershme, ka ardhur deri te rrahja në mes dy grupeve, ku dy meshkuj kosovar kanë pësuar lëndime trupore, njeri nga shkrepja e armës se zjarrit, ndërsa tjetri është godit me kondak të armës.

“Dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar. Me urdhër të prokurorit, është bastisur shtëpia e një të dyshuari mashkull kosovar, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/