LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Malishevës: Po gjurmojmë personat, me të cilët ka pasur kontakt e infektuara me coronavirus

Kryetari i Malishevës: Po gjurmojmë personat, me të cilët ka pasur kontakt e infektuara me coronavirus

Nga e shtuna në mbrëmje Komuna e Malishevës është në karantinë, pasi që një 37- vjeçare është diagnostikuar me coronavirus, nga fshati Bubavec i kësaj komune. Kryetari i kësaj Komune, Ragip Begaj, ka deklaruar se ende nuk e dinë nëse ka ndonjë rast të ri të prekur me coronavirus, por thotë se janë duke gjurmuar të gjithë personat me të cilët ka pasur kontakt ajo.

Begaj i ka thënë KosovaPressit, se sot nuk kanë informata për gjendjen e pacientes, por që thotë se dje u është thënë se gjendja e saj është stabile.


“Jemi në menaxhim të situatës. Sshtabi emergjent po e bën punën e vet. Qendra e Mjekësisë familjare është në nivel të detyrës. Jemi në kontakt me të gjitha fshatrat tona. Jemi duke u munduar me e zbulua rastin ku ka pasur kontakte kjo familje. Raste të tjera nuk kemi. Nuk e di si do të shkojë gjendja më tutje, por Malisheva është e përgatitur që të përballojë sa kemi ne mundësi”, tha ai.

Edhe dy raste të reja të konfirmuara me coronavirus - shkon në pesë numri i të prekurve në Kosovë
Lexo po ashtu Edhe dy raste të reja të konfirmuara me coronavirus - shkon në pesë numri i të prekurve në Kosovë

Begaj thotë se nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk iu është konfirmuar nëse ka raste të tjera të diagnostikuar nga COVID 19.

“Nuk na kanë dhënë konfirmim se ka raste të tjera, ende nuk kemi informatë. Sa i përket gjendjes shëndetësore të pacientes nuk kemi informatë, dje na është thënë se është gjendja stabile më nuk e di”, tha ai.

Malisheva nga mbrëmë është vendosur në karantinë, derisa Begaj thotë se për momentin kanë maska dhe doreza të mjaftueshme.

Pas Vitisë e Klinës edhe Malisheva futet në karantinë
Lexo po ashtu Pas Vitisë e Klinës edhe Malisheva futet në karantinë

Gjithashtu, ai bërë të ditur se kanë kërkuar mjete shtesë, por që tha se deri të martën u është thënë se duhet të presin.

Numri i të prekurve me Coronavirus në Kosovë ka shkuar në pesë. Në mesin e tyre është një 37 vjeçare nga komuna e Malishevës, shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë më 01/03/2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“. Vend qëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori